LAJMI I FUNDIT:

Kusari-Lila mohon se Pacolli harxhoi miliona euro në fushatën e saj

Kusari-Lila mohon se Pacolli harxhoi miliona euro në fushatën e saj

Kryetarja e Komunës së Gjakovë, Mimoza Kusari-Lila, ka mohuar deklaratat e lideri të AKR-së, Behgjet Pacolli për milionat e shpenzuara në fushatën zgjedhore të saj, duke thënë se janë shpenzuar vetëm ato që janë publike në KQZ.

Kursari-Lila duke komentuar deklaratat e Pacollit se ka shpenzuar miliona euro duke përkrahur Mimoza Kusari-Lilën në fushatën zgjedhore, ka thënë se asgjë më shumë se ato që janë publike në KQZ, nuk ka shpenzuar.

Ajo në një intervistë për RTK-në, ka sqaruar për subjektin e ri që synojnë ta themelojnë, bashkë me Ilir Dedën, duke thënë se alternativa e re do të ketë një komunikim ndryshe për punët që janë.


“Do të komunikojmë drejt dhe në mënyrë të hapur me qytetarët, dhe jo siç praktikohet në Kosovë në mënyrë burokratike”, ka thënë ajo.

Kurse, lidhur me atë se a do ta drejtojë Kuasri-Lila, këtë alternativë, mbetet temë e hapur pas konsolidimit të iniciativës, megjithatë ajo nuk ka mohuar se një gjë e tillë mund të ndodhë.