LAJMI I FUNDIT:

Afganistan, ekzekutohen 6 talibanë të burgosur

Afganistan, ekzekutohen 6 talibanë të burgosur

Zyrtarët afganë thonë se gjashtë talibanë të burgosur janë varur sot, në grupin e parë të ekzekutimeve, të aprovuar nga presidenti Ashraf Ghani, që nga koha kur ai e mori detyrë në vitin 2014.

Mediat lokale raportuan se ekzekutimet u kryen në burgun Pol-e Charkhi të Kabulit.

Pallati presidencial tha përmes një deklarate se në “pajtueshmëri me kushtetutën afgane…Ghani ka miratuar ekzekutimin e gjashtë terroristëve, të cilët kanë kryer krime të rënda kundër civilëve dhe sigurisë publike.”


Ghani e ka forcuar qëndrimin e tij kundër militantëve, pas një sulmi të madh taliban në Kabul muajin e kaluar, ku mbetën të vrarë 64 njerëz dhe mbi 340 të tjerë të plagosur.

Ai është zotuar për një kundërpërgjigje të ashpër të ushtrisë ndaj talibanëve dhe është zotuar se do t’i forcojë dënimet ligjore, përfshirë ekzekutimet e militantëve të dënuar.

Organizata për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, Amnesty International, i ka bërë thirrje Ghanit që të mos i nënshkruajë urdhërat për ekzekutime.

Në trend Botë

Më shumë
Protestuesit hebrenj hyjnë me dhunë në ‘Trump Tower’ në New York

Protestuesit hebrenj hyjnë me dhunë në ‘Trump Tower’ në New York

Amerika
Njerka e mbajti si rob për 20 vjet duke e ushqyer vetëm me sanduiç, amerikani kur u lirua peshonte vetëm 30 kilogramë

Njerka e mbajti si rob për 20 vjet duke e ushqyer vetëm me sanduiç, amerikani kur u lirua peshonte vetëm 30 kilogramë

Amerika
“Një ish-gjeneral, shumë i afërt me Kievin”: Kremlini kërkoi që i dërguari i Trumpit ‘të përjashtohej’ në bisedimet e paqes Ukrainë-Rusi

“Një ish-gjeneral, shumë i afërt me Kievin”: Kremlini kërkoi që i dërguari i Trumpit ‘të përjashtohej’ në bisedimet e paqes Ukrainë-Rusi

Botë
Studentët me protestë masive më 15 mars në Beograd, Vuçiq angazhon policët e pensionuar nga Kosova 'për t'iu kundërvë atyre'

Studentët me protestë masive më 15 mars në Beograd, Vuçiq angazhon policët e pensionuar nga Kosova 'për t'iu kundërvë atyre'

Serbia
Rusia 'paraqet listën e kërkesave' për marrëveshje për t'i dhënë fund luftës

Rusia 'paraqet listën e kërkesave' për marrëveshje për t'i dhënë fund luftës

Evropa
Trump shpreh besimin se SHBA do të aneksojë Grenlandën

Trump shpreh besimin se SHBA do të aneksojë Grenlandën

Botë
Kalo në kategori