LAJMI I FUNDIT:

Parazitët dhe sëmundjet lulëzojnë në jastëkë

Parazitët dhe sëmundjet lulëzojnë në jastëkë

Jastëkët dhe ajri i “zënë” në dhomën e gjumit janë ideale për përhapjen e baktereve të padëshirueshme MRSA, gripit, fruthit të deleve, dhe madje edhe leprozës (gërbulës), kanë bërë të ditur shkencëtarët

Testet kanë zbuluar nivel të lartë të kontaminit në sipërfaqen e jastëkëve. Në disa raste, vendet e grisura dhe lagështia kanë nënkuptuar se embrionet e kanë gjetur vendin e tyre brenda mbushjes së jastëkut.

Disa jastëkë madje kanë qenë të kontaminuar edhe me E. coli, ndërsa të tjerët kanë përmbajtur baktere, që mund të shkaktojnë infeksione të frymëmarrjes dhe të traktit urinar.


Shumë jastëkë në spitale kanë pasur disa milionë stafilokokë për mililitër – dhe ata mund të shkaktojnë infeksione të rënda te njerëzit me sistem të dobësuar të imunitetit.

Por nuk janë të rrezikshëm vetëm jastëkët e spitalit – ata që përdorim në shtëpi janë njëjtë të banuar nga mysafirë të paftuar.

article-2318213-05DEB907000005DC-698_468x354

Doktor Arthur Tucker Tucker paralajmëron se deri një e treta e peshës së jastëkut, në të vërtetë mund të jetë mikroorganizma, lëkurë e vdekur, mole dhe jashtëqitje apo larva të tyre. Bakteret gostiten me tërë këtë dhe shumëzohen në dhe brenda jastëkut – disa nga të cilët kurrë nuk do t’ia dilni t’i largoni me larje.

Shkencëtarët thonë se një jastëk është po aq i mirë për kultivimin e baktereve sa edhe ena laboratorike, sepse bëhet fjalë për sfungjer të lagur, i cili thith lëngjet trupore të pasura me lloje të ndryshme të ushqimeve. Ato ruhen në temperaturë ideale, e për më tepër një trup i ngrohtë është shtrirë mbi të.

aid1418700-728px-Wash-Feather-Pillows-Step-4

Si t’i mirëmbani jastëkët tuaj?

* Ekspertët rekomandojnë që jastëkët të cilët mund ta përballojnë larjen në makinën e rrobave, të lahen çdo tre muaj.

* Ata që vuajnë nga alergjitë, do të duhej të përcaktohen për jastëkë sintetikë e jo moslarjen e tyre, dhe t’u shtojnë këllëfëve të jastëkëve mbrojtje anti-alergjike dhe preparate, të cilat shpërndahen në sipërfaqe.

* Shkatërrimi i moleve me larje të rregullt të jastëkëve 60 gradë ose me futjen e jastëkëve në frigorifer me ngrirje të thellë për 24 orë.

* Lani dy jastëkë në të njëjtën kohë për të vendosur ekuilibër në makinë të rrobave dhe përdorni sasi të vogël të detergjentit. Shpëlajini dy herë.

* Kur është ditë e mirë me diell, varni jastëkët jashtë në mënyrë që të thahen dhe ajrosen. Mos u lejoni baktereve dhe kërpudhave të banojnë në jastëkun në të cilin ju keni derdhur djersën gjatë natës.

* Si ta dini nëse një jastëk është gati për zëvendësim? Paloseni përgjysmë, vëni mbi të një libër të madhësisë së mesme dhe lëshoni këndet . Nëse jastëku katapulton librin dhe kthehet në formën e mëparshme, do të thotë që ju mund të vazhdoni ta përdorni atë. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Dy suplementet e njohura mund të zvogëlojnë rrezikun e një sëmundjeje autoimune deri në 30 për qind

Dy suplementet e njohura mund të zvogëlojnë rrezikun e një sëmundjeje autoimune deri në 30 për qind

Shëndetësi Lajme
Kalo në kategori