LAJMI I FUNDIT:

9 vjet burg për vrasësin e Leart Ademit

9 vjet burg për vrasësin e Leart Ademit

Këshilli Gjyqësorë pranë Gjykatës themelore në Shkup, e ka dënuar me 9 vjet burg, Enis Sabedinin, personi që therri me thikë, Leart Ademin, rast që ndodhi më 3 janar të këtij viti, njofton Telegrafi Maqedoni.

Në këtë ngatërresë, Learti mori tre goditje me thikë në zemër dhe ndërroi jetë rrugës për në spital. Ai ishte vetëm 19 vjeç.

Lajmi është bërë i ditur nga Sami Ademi, gazetari i sportit në RTVM2, njiherit babai i Leart Ademit, duke shprehur dhembjen e familjes së tij për humbjen e Leartit./Telegrafi/