LAJMI I FUNDIT:

Rezultatet e liberalizimit, arrestime dhe konfiskime të pasurisë së paligjshme

Rezultatet e liberalizimit, arrestime dhe konfiskime të pasurisë së paligjshme

Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar, ka zhvilluar hetime intensive që nga viti i kaluar, ndaj një grupi mirë të organizuar i të dyshuarve për vepra penale të krimit të organizuar  si fajde, detyrim, kanosje dhe mashtrim.

Lidhur me këtë rast i cili është një nga rastet e selektuara që ka qenë i shenjëzuar sipas procedurës së përcaktuar në procesin e liberalizimit të vizave, janë kryer operacione policore me qëllim të identifikimit dhe të provuarit e veprimtarisë kriminale të këtij grupi, në të cilin deri më tani janë arrestuar 9 persona të dyshuar e të cilët janë në proces gjyqësor.

Sektori i Hetimeve të Integruara Financiare, ka vazhduar me identifikimin e pasurisë të këtij grupi kriminal e që dyshohet se ka prejardhje nga veprimtaria kriminale.


Kështu, në bashkëveprim me Agjensionin për Administrimin e Aseteve të Sekuestruara dhe të Konfiskuara dhe në përkrahje të njësive tjera policore, në bazë të urdhëresës nga gjykata kompetente, me datën 05.05.2016, PK ka ndërmarrë operacionin e quajtur “Kristal” dhe ka sekuestruar  pasurinë e përfituar nga ana e të dyshuarve me vepra penale të krimit të organizuar.

Operacioni policor është zhvilluar në rajonin e Prizrenit, me këtë rast janë sekuestruar: një hotel (448 m2); një restorant (327 me2) dhe veranda (92 m2); një objekt (24 m2) dhe parcelë tokë (6664 m2)

Lidhur me këtë rast, ka pasur edhe sekuestrime të mëhershme të pasurisë, e cila dyshohet të jetë përfituar në mënyrë të kundërligjshme si: para të gatshme 303.235,00  euro, para të gatshme 1.100,00  franga zvicerane, 700 gr. Ari dhe 7 vetura private.

Asetet e sekuestruara i janë dorëzuar agjencionit përkatës për administrim. /Telegrafi/