LAJMI I FUNDIT:

Shqipëria hap kufijtë për emigrantët

Shqipëria hap kufijtë për emigrantët

Gjashtëmbëdhjetë sirianët e parë që kaluan kufirin shqiptar nga Greqia u akomoduan në qendrat e pritjes. Sipas Ministrisë së Brendshme në Shqipëri ato vijnë nga kampi i Idomenit dhe u kapën nga patrulla e shërbimit në fshatin Vernik, rrethi Devoll.

Nga këta të rritur katër meshkuj, tr femra, dhe nëntë të mitur, midis tyre dhe një foshnje 2-muajshe. Emigrantët kërkuan të vazhdojnë rrugën për në Serbi dhe më pas udhëtimin e mëtejshëm për në Gjermani.


Ata thanë se kishin qenë në kampin e Idomenisë dhe që atje janë larguar për në drejtim të Selanikut, nga ku kanë marrë dy taksi për t’iu afruar kufirit tonë.

Më pas kanë udhëtuar 16 km për rreth 12 orë deri në çastin që janë kapur nga patrulla e policisë kufitare të stacionit Kapshticë. Gjatë intervistimit u shprehën se kanë paguar nga 50 euro taksive për të ardhur deri afër kufirit.

Autoritetet shqiptare shoqëruan për në Stacionin e Kapshticës emigrantët, ku iu është ofruar ushqim dhe veshje dhe janë akomoduar në ambientet e këtij stacioni.

Disa prej tyre janë trasportuar për në spital pasi kanë pasur probleme me shëndetin (tension, marrje mendsh) nga mosushqyrja, rruga e gjatë dhe moti i vështirë me reshje. Ata kanë marrë mjekimin e nevojshëm dhe përkujdesjen shëndetësore.

Këta shtetas do të strehohen në qendrat për refugjatët dhe emigrantët.

Shtetasit nuk kërkojnë azil në vendin tonë por duan të kthehen në Greqi, por gjendja e tyre shëndetësore nuk është e mirë, pasi në mesin e tyre janë 9 shtetas të mitur, ndaj po mbahen nën kujdes të vazhdueshëm./Lapsi.al/

Në trend Lajme

Më shumë
Mbi 1 milion qytetarë të regjistruar deri më tani në Kosovë

Mbi 1 milion qytetarë të regjistruar deri më tani në Kosovë

Lajme
Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit

Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit

Lajme
Gjendet trupi i fëmijës së tretë të mbytur në Lumin Bunë, vazhdojnë kërkimet për Alma Arrazin

Gjendet trupi i fëmijës së tretë të mbytur në Lumin Bunë, vazhdojnë kërkimet për Alma Arrazin

Lajme
Shtatë xhaketa të ushtrisë, fishekë e radio lidhje – Policia njofton se çfarë u gjet në shtëpinë e të dyshuarit që sulmoi Policinë dhe KFOR-in

Shtatë xhaketa të ushtrisë, fishekë e radio lidhje – Policia njofton se çfarë u gjet në shtëpinë e të dyshuarit që sulmoi Policinë dhe KFOR-in

Siguri
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?

Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?

Lajme
“Para se të hidhej e pa Erdgysin me 18-vjeçaren

“Para se të hidhej e pa Erdgysin me 18-vjeçaren": Zbardhet dëshmia e motrës së Almës

Lajme
Kalo në kategori