LAJMI I FUNDIT:

Lojtari më i mirë në Kosovë flet për pranimin

Lojtari më i mirë në Kosovë flet për pranimin

Enis Alushi që ka ruajtur ngjyrat e Kosovën në shumë ndeshje ka folur për pranimin e kësaj të fundit në UEFA.

Ai i është gëzuar shumë këtij vendimi duke e quajtur ëndërr të bërë realitet.


Alushi që është zgjedhur lojtari më i mirë i Kosovës nga FFK sezonin e shkuar ka thënë që ky është një lajm i mirë dhe për lojtarët që luajnë në Superligë.

“Po gëzohem shumë për të gjithë që kanë punuar për realizimin e kësaj ëndrre qe e kemi pasur”, deklaroi Alushi për Telegrafin.

“Gëzohem shumë për anëtarët e federatës, selektorin që ka punuar shumë për pranimin tonë edhe patjetër për të gjithë lojtarët kosovarë qe i kanë shanset si krejt lojtarët në botë të marrin pjesë në gara internacionale. Jo vetëm ne lojtarët e Kombëtares, por edhe lojtaret në Ligën e Kosovës. Unë menjëherë pas stërvitjes ika në shtëpi me pa kongresin në livestream”, nënvizoi ai.

“Tash po gëzohem shumë për të ardhmen bashkë me krejt Kosovën. Tash me ndihmën e UEFA-s shpresoj qe përmirësohet struktura dhe kushtet e futbollit në Kosovë. Shpresojë që rreth ekipit kombëtar të ketë shumë profesionalizëm. Ne duhet tash të mendojmë për përgatitjet dhe për ndeshjet”, ka thënë Enis Alushi.

Alushi është i martuar me yllin e futbollit botëror Fatmire Bajramaj –Alushi. /Telegrafi/

enis alushi 1

Në trend Sport

Më shumë
Sensacioni i Dortmundi humbet fluturimin me ekipin e parë për në Paris për shkak të provimeve të shkollës së mesme

Sensacioni i Dortmundi humbet fluturimin me ekipin e parë për në Paris për shkak të provimeve të shkollës së mesme

Liga e Kampionëve
Jude Bellingham dhe Zidane i rekomandojnë Real Madridit transferimin e top yllit anglez

Jude Bellingham dhe Zidane i rekomandojnë Real Madridit transferimin e top yllit anglez

La Liga
Të penduar për qëndrimin e Xavit, Barcelona në kontakt me top trajnerin për vitin 2025

Të penduar për qëndrimin e Xavit, Barcelona në kontakt me top trajnerin për vitin 2025

La Liga
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Të dyja janë të kualifikuara në Champions: UEFA do të vendosë për Man Cityn dhe Gironan që kanë pronarë të njëjtë

Të dyja janë të kualifikuara në Champions: UEFA do të vendosë për Man Cityn dhe Gironan që kanë pronarë të njëjtë

Liga e Kampionëve
Plani i Florentino Perezit del në pah: Synon ta pushtojë botën e futbollit me transferimin e tre top talentëve

Plani i Florentino Perezit del në pah: Synon ta pushtojë botën e futbollit me transferimin e tre top talentëve

La Liga
Kalo në kategori