LAJMI I FUNDIT:

Shefkiu: Për tre muaj, të hyra rekorde nga lejet e ndërtimit në Gjilan

Shefkiu: Për tre muaj, të hyra rekorde nga lejet e ndërtimit në Gjilan

Drejtoria e Urbanizmit Planifikimit dhe Mbrojtjes së Mjedisit, ka shënuar rezultate të mëdha në punën e vet, por edhe të hyra rekorde, më të lartat që nga paslufta e deri më tani, ose 309% më shumë se sa periudha e njëjtë e vitit të kaluar.

Kështu ka thënë drejtori i Urbanizmit, Valon Shefkiu, në konferencën për media, duke thënë se angazhimi dhe puna në këtë Drejtori është e vazhdueshme dhe me rezultate rekorde që nga paslufta e deri më sot.

“Në drejtorinë e Urbanizmit punohet me përkushtim të vazhdueshëm. Kërkesat e qytetarëve nuk kanë afatin 30 ditë për shqyrtim, por ato shqyrtohen brenda ditës apo brenda javës. Kur ne kemi ardhur në këtë Drejtori, kemi gjetur lëndë të cilat prisnin prej vitesh”, ka thënë gjatë prezantimit, Shefkiu.
Në sektorin e planifikimit, Shefkiu ka thënë se kanë kryer aktivitete të rëndësishme në këtë tremujorsh të parë, duke përfshir 5 parcelime, 10 informata, 13 propozim zgjidhje dhe gjithashtu një pjesë e mbetur në proces.


Gjithashtu ai ka thënë se në këtë periudhë kohore janë ndërmarrë edhe aktivitete si në përfundimin e projekteve të zonave mikro-urbane dhe propozim zgjidhje të zonave-mikro urbane, që janë në proces.

Drejtori i Urbanizmit të Gjilanit, ka thënë se sektori i lejeve ka shënuar rezultate konkrete të ndërmarra gjatë kësaj periudhe.

“Vetëm për periudhën janar – mars 2016, janë realizuar të hyra rekorde nga lejet ndërtimore. Janë gjithsej 246 mijë 439 euro, ose 309% më shumë se sa në periudhën e njëjtë të vitit paraprak, dhe kjo është arritur falë angazhimit dhe përkushtimit të stafit në urbanizëm që të jepen shërbime dhe të mos pengohen e zhagiten qytetarët të cilët duan të investojnë në Gjilan. Gjithçka është duke u bërë konform ligjit dhe në përputhje me ligjin. Ndërsa, ata të cilët gjejnë vërejtje i ftoj që të ofrohen në Drejtori dhe të marrin informatat e sakta e jo të flasin nga ‘llafet’ e rrugëve”, ka thënë, ndër të tjerash, drejtori Shefkiu.

Ai ka shtuar se falë angazhimit të inspektorëve të ndërtimit, është arritur që të monitorohen ndërtimet dhe të futen në proces ligjor edhe ata ndërtues të cilët kanë nisur ndërtimet pa leje ndërtimore, duke shënuar kështu suksese të veçanta edhe në këtë fushë.

Ai ka apeluar që të punohet sipas planeve urbane dhe në harmoni me ligjin.

“Lejet ndërtimore lëshohen në Drejtorinë e Urbanizmit, e jo në Zyrën e Kryetarit siç ka ndodhur më herët”, tha Shefkiu, gjatë adresimit para gazetarëve.
Në aspektin e legalizimit të ndërtimeve, Shefkiu ka pohuar se procesi për legalizimin e ndërtimeve ka nisur sikur në të gjitha Komunat e Kosovës, dhe në këtë drejtori janë paraqitur gjithsej 7413 aplikacione të qytetarëve.

“Ndërsa më vonë nga stafi i drejtorisë janë evidentuar edhe 24713 objekte, që në total në regjistrin e ndërtimeve janë 32126 objekte, në tërë territorin e Komunës së Gjilanit. 6256 aplikacione janë për objektet në zonën urbane, 1157 janë në zonën rurale, ndërsa evidentimet e stafit janë 9100 në zonën urbane dhe 15613 në zonën rurale”, ka përfunduar drejtori I Urbanizmit të Gjilanit, Valon Shefkiu. ​/Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
India, anëtare e BRICS refuzon de-dollarizimin - përqafon dollarin amerikan

India, anëtare e BRICS refuzon de-dollarizimin - përqafon dollarin amerikan

Botë
Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Ekonomi
Meritaterm vazhdon kampanjën me super zbritje prej 33% për pompën termike më të mirë në treg, Toshiba

Meritaterm vazhdon kampanjën me super zbritje prej 33% për pompën termike më të mirë në treg, Toshiba

Ekonomi
Foleja Home: Produkte cilësore dhe moderne për shtëpinë dhe zyren tuaj

Foleja Home: Produkte cilësore dhe moderne për shtëpinë dhe zyren tuaj

Ekonomi
Kjo është super platforma për menaxhimin e procesit të dhënies dhe marrjes me qera të veturave

Kjo është super platforma për menaxhimin e procesit të dhënies dhe marrjes me qera të veturave

Ekonomi
Vezët Bio REA-s: Zgjedhje e shëndetshme për familjen tuaj

Vezët Bio REA-s: Zgjedhje e shëndetshme për familjen tuaj

Ekonomi
Kalo në kategori