LAJMI I FUNDIT:

Historike: Në Havana zbarkon anija e parë me turistë amerikanë

Historike: Në Havana zbarkon anija e parë me turistë amerikanë

Banorët e Havanës kanë pritur me një mirëseardhje tepër të ngrohtë këtë të hënë, anijen e parë amerikane me turistë që zbarkon në Kubë prej dekadash të tëra, teksa ishin mbledhur në skelat e qytetit të vjetër kolonial për të parë amerikanët që linin kuvertën e anijes.

Kjo risi ishte një tjetër “gjë e parë” mes dy vendeve, që pasi Presidenti amerikan Barack Obama dhe homologu i tij kuban, Raul Castro, shpallën riafrimin historik mes dy ish-armiqve të Luftës së Ftohtë në dhjetor të vitit 2014. Lundrimi i kësaj anijeje drejt ishullit komunist vjen vetëm pak javë pas vizitës së Obamës në ishullin e Karaibeve.

“Carnival Corp’s (CCL.N) Adonia”, një anije e vogël me kapacitet prej 700 pasagjerësh, lundroi përmes kanalit drejt gjirit të Havanës mëngjesin e kësaj të hëne, nën një mot tepër të përshtatshëm për të kryer edhe fotografi, e më pas i zbarkoi pasagjerët në qytetin e vjetër kolonial të vizituar edhe nga Obama para pak javësh.


Ishte pikërisht një ligj i shtetit kuban, që ndalonte shtetasit amerikanë të hynin në vendin ishullor nga deti, ai që e ka vonuar së tepërmi këtë vizitë të parë të anijeve turistike amerikane, por një ligj i tillë u hoq nga autoritetet e Kubës vetëm një javë më parë.

Obama e ka konsideruar kthesën dramatike të politikës amerikane ndaj Kubës si pjesë të trashëgimisë së tij. Dy vendet kanë rivendosur marrëdhëniet diplomatike vetëm një vit më parë dhe kanë nënshkruar marrëveshje mbi çështje të shqetësimit dypalësh, përfshi këtu mjedisore, shërbimi postar apo edhe fluturimesh të drejtpërdrejta mes tyre.

Bisedimet janë në vazhdim edhe për çështje të tjera, që i ka mbajtur fqinjët të ndarë prej dekadash, përfshi këtu kthimin e të arratisurve, reparacionet për dëmet e shkaktuara nga embargoja dhe rikthimin e bazës detare të Guantanamos.

Obama i ka bërë thirrje Kongresit të kontrolluar prej republikanëve të heqin embargon tregtare dhe ndalimin e fluturimeve ndaj vendit ishullor, por pa dobi, duke iu referuar për shfrytëzim kompetencave të tij ekzekutive në mënyrë që të arrijë atë që dëshiron.

Të dyja palët duken të vendosura për të pasur progres të mëtejshëm në marrëdhëniet mes tyre, sidomos sa u përket fluturimeve, përpara se Obama të largohet nga Shtëpia e Bardhë në janar të vitit të ardhshëm, pasi të zgjidhet presidenti i ri i Shteteve të Bashkuara në nëntor të këtij viti. /TCH/

Në trend Botë

Më shumë
Ukrainasit u shtirën kinse po pësojnë humbje dhe po tërhiqen, futin në kurth rusët – i godasin rëndë me HIMARS

Ukrainasit u shtirën kinse po pësojnë humbje dhe po tërhiqen, futin në kurth rusët – i godasin rëndë me HIMARS

Evropa
Musk i thotë AfD-së të Gjermanisë se ka shumë 'faj' për 'mëkatet' e gjyshërve nazistë - mijëra njerëz protestojnë në Berlin kundër tyre

Musk i thotë AfD-së të Gjermanisë se ka shumë 'faj' për 'mëkatet' e gjyshërve nazistë - mijëra njerëz protestojnë në Berlin kundër tyre

Evropa
Forcat ukrainase shkatërrojnë gjashtë autoblinda ruse, pamje nga aksioni me dronë

Forcat ukrainase shkatërrojnë gjashtë autoblinda ruse, pamje nga aksioni me dronë

Evropa
Trump dëshiron që Jordania dhe Egjipti të pranojnë më shumë refugjatë dhe të 'pastrojnë' Gazën

Trump dëshiron që Jordania dhe Egjipti të pranojnë më shumë refugjatë dhe të 'pastrojnë' Gazën

Amerika
Zelensky thotë se ndihma ushtarake nuk është ndalur, pas njoftimit të ndalimit të granteve të huaja nga SHBA

Zelensky thotë se ndihma ushtarake nuk është ndalur, pas njoftimit të ndalimit të granteve të huaja nga SHBA

Evropa
Dronët ukrainas godasin sërish rafinerinë ruse të naftës

Dronët ukrainas godasin sërish rafinerinë ruse të naftës

Evropa
Kalo në kategori