LAJMI I FUNDIT:

Këshilla për seks pas lindjes

Këshilla për seks pas lindjes

Pas lindjes së fëmijës, do të duhet të prisni rreth gjashtë javë për të pasur marrëdhënie intime, mirëpo shumica e nënave nuk u përmbahen këtyre rregullave

Disa femrave, për shkak të aktivizimit të hormoneve, dhënies gji bebes, pagjumësisë dhe lodhjes, marrëdhënia seksuale nuk u është në listën e prioriteteve. Në atë rast, më së miri është të pritet derisa të jetë e gatshme për marrëdhënie intime.

Shumica e mjekëve këshillojnë çiftet të presin katër deri në gjashtë javë pas lindjes për të filluar aktivitetin seksual, për të lejuar qafën e mitrën të mbyllet, gjakderdhjen të ndalojë dhe plasaritjet të shërohen.


Mitra e lehonave liron gjakun e mbetur dhe ende është e ndjeshme ndaj infeksioneve.

Nëse keni pasur marrëdhënie, është e nevojshme që plaga të shërohet dhe të bëhet elastike.

Marrëdhënia me partnerin para kohe mund të bëhet e dhembshme dhe jo e këndshme dhe vetëm mund ta zvogëlojë dëshirën për seks, transmeton Telegrafi.

Është shumë me rëndësi që gruaja ta ketë përkrahjen e burrit, prandaj është mirë që të flisni lirshëm për çfarëdo shqetësimi që keni në mënyrë që të mos ketë ftohje të raporteve midis jush.

Në fillim ndoshta duhet të përdorni lubrikant, sepse vagina mund të jetë e terur. Është mirë që paraloja seksuale të jetë më e gjatë dhe mos filloni me marrëdhënie seksuale pa qenë e ekscituar, sepse mund të ndjeni dhimbje.

Gjatë marrëdhënieve seksuale evitoni pozitat seksuale që mund të shkaktojnë shtypje të barkut (sidomos nëse keni lindur me operacion). Pozita më e përshtatshme është kur ju jeni mbi partnerin tuaj, sepse në këtë mënyrë nuk keni shtypje në bark dhe mund ta kontrolloni thellësinë e penetrimit, si dhe nëse keni dhimbje shumë shpejt mund ta ndërprisni marrëdhënien seksuale.

Duhet ta keni parasysh se edhe pse jeni duke e ushqyer beben me gji, megjithatë është e mundur që të mbeteni shtatzënë, prandaj diskutoni me mjekun mënyrat e mundshme të kontracepsionit. /Telegrafi/

Në trend Femra

Më shumë
Kampionia e botës Getta Beqa ngrit alarmin rreth imitimit të Mishit të Freskët të Perutninës, kërkon kujdes nga konsumatorët

Kampionia e botës Getta Beqa ngrit alarmin rreth imitimit të Mishit të Freskët të Perutninës, kërkon kujdes nga konsumatorët

Ushqim i shëndetshëm
U zgjodh gruaja më e bukur në botë, për një detaj hyri në histori

U zgjodh gruaja më e bukur në botë, për një detaj hyri në histori

Femra
Ngjyrat ideale të flokëve gjatë sezonit dimëror për brunet

Ngjyrat ideale të flokëve gjatë sezonit dimëror për brunet

Flokë dhe stil
Muaji i parë i shtatzënisë: Nuk jeni as të vetëdijshme se trupi juaj po ju dërgon një sinjal se ngjizja ka ndodhur

Muaji i parë i shtatzënisë: Nuk jeni as të vetëdijshme se trupi juaj po ju dërgon një sinjal se ngjizja ka ndodhur

Shtatzëna
Java e tretë e shtatzënisë: Gjëra të çuditshme ndodhin në trup, kurse ju as që jeni të vetëdijshme që fëmija po zhvillohet

Java e tretë e shtatzënisë: Gjëra të çuditshme ndodhin në trup, kurse ju as që jeni të vetëdijshme që fëmija po zhvillohet

Shtatzëna
Stiloni flokët në këtë mënyrë për t'u dukur elegante gjatë vjeshtës dhe dimrit

Stiloni flokët në këtë mënyrë për t'u dukur elegante gjatë vjeshtës dhe dimrit

Femra
Kalo në kategori