Përfaqësues nga Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë kanë thënë për KP se Marrëveshja e Përgjithshme Kolektive e nënshkruar në vitin 2014 nuk është e mbështetur në legjislacionin aktual të punës dhe si e tillë nuk ka fuqi ligjore, dhe nuk mund të jetë e aplikueshme nga ndërmarrjet në Kosovë.
Visar Hapçiu nga Oda Ekonomike Amerikane, tha për KP se qysh në janar të vitit të kaluar OEAK, ka tërhequr vërejtjen mbi kontratën kolektive, sepse si e tillë, kompanitë që OEAK ka në anëtarësi nuk e kanë marrë obligim për implementimin e saj.
“Oda Amerikane qysh në janar të vitit 2015 ka tërhequr vërejtjen mbi kontratën kolektive dhe mbi dyshimet se e njëjta mund të jetë në kundërshtim me ligjin bazik të punës. Nëse më kujtohet saktë është neni 90.5, ku thuhet se marrëveshja kolektive vlen për të gjithë ata punëmarrës dhe punëdhënës që i marrin përsipër obligimet e dala nga kontrata kolektive. Tani meqenëse nuk ka pasur një proces të konsultimit publik një proces të dialogut me kompani drejtpërdrejtë nuk mund të thuhet se ato e kanë marrë përsipër obligimet e dala nga marrëveshja kolektive”, tha Hapçiu.
Hapçiu ka rikujtuar se qëndrimi i Odës Ekonomike Amerikane e mbështesin të gjithë anëtarët e saj.
“Për më shumë edhe Oda Ekonomike e Kosovës dihet që pas fillimit të vitit 2015-të e ka tërhequr nënshkrimin e saj nga marrëveshja kolektive dhe siç e ka thënë ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale publikisht, Kontrata Kolektive nuk është më e zbatueshme për sektorin privat. Ky është edhe një qëndrim i Odës Amerikane që ka dal prej vetë anëtarëve të saj meqenëse, dihet se Odat Ekonomike marrin drejtpërdrejtë qëndrimet bazuar në kërkesat që i kanë anëtarët e tyre. Në anën tjetër, ne si Odë Amerikane besojmë fuqishëm se duke e pasur parasysh shkallën e zhvillimit ekonomik në të cilin kalon Kosova dhe duke i njohur sfidat me të cilat ballafaqohet sektori privat, institucionet e vendit duhet të përqendrojnë vëmendjen e tyre në hartimin politikave që do të mundësojnë zhvillimin e këtij sektori në krijimin e vendeve të reja të punës”, tha Hapçiu.
Ai po ashtu tha se Kontrata Kolektive, do të rriste barrën e vendeve të punës tek sektori privat dhe për shakë se çfarëdo rritje e barrës nuk mund të ndikojë në rritjen e punëtorëve në sektorin privat.
“Në fund të vitit 2014 e kemi pasur një tryezë me Ministrinë e Punës, gjegjësisht me departamentin ligjor, ku gjithë anëtarët kanë mundur drejtpërdrejt t’i shprehin edhe qëndrimet e tyre kundrejt Ministrisë së Punës për këtë marrëveshje kolektive edhe në masë të madhe kompanitë anëtare nuk e kanë përkrahur marrëveshjen kolektive si të tillë.Duke pasur parasysh gjendjen e tanishme të zhvillimit ekonomik nuk është i gatshëm sektori privat ta marrë këtë barrë përsipër”, tha Hapçiu.
Redaksia e KP-së, për një javë rresht nuk ka arritur të marrë përgjigje nga ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi, pasi ky i fundit ka zgjedhur të i shmanget përgjigjes. Po ashtu, edhe zyrtari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu, i cili e kishte tërhequr nënshkrimin që një herë e kishte përkrahur, nuk ka pranuar të jap prononcim. Për këtë çështje nuk duan të flasin as në Odën Ekonomike Gjermane.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFranca është magnet për investitorët e huaj - cilat reforma i bëri për t'i lënë pas Gjermaninë e Britaninë?
Policia me apel për qytetarët: Kujdes nga mashtrimi përmes investimeve të dyshuara online
Hypi kerrit e nisu për n’Grand Blue Fafa këtë vikend
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!
Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence
Me çka e shijon bukën ma s'shumti edhe pse bash me sugjukun Meka?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City