Diaspora greke përmes një peticioni që qarkullon në rrjetet sociale, grumbullon nënshkrime për kërkesën që ShBA ta përmirësojë padrejtësinë historike të pranimit të Maqedonisë me emrin kushtetues, njofton televizioni Alfa, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Kjo është e fundit në vargun e aksioneve të diasporës greke në mohimin e emrit kushtetues të vendit, por edhe presion ndaj administratës amerikane e cila gjendet në vit zgjedhor dhe periudhë kur grupet e lobimit i shprehin kërkesat e tyre në këmbim të votave. Peticioni në të cilën është nënshkruar “Organizata mbarë-maqedonase e ShBA„ e diasporës greke, kërkon që administrata e Barack Obama ta anulojë vendimin ekzekutiv të George Bush të vitit 2004, për pranimin e vendit si Republika e Maqedonisë.
Sipas peticionit në të cilën deri më tani janë nënshkruar 14.600 persona, vendimi i administratës së Bush në vitin 2004 ka qenë me qëllim të sjelljes së stabilitetit në rajon, i udhëhequr nga interesimi i rritur i ShBA për Evropën Juglindore dhe Mesdheun. Sipas organizatës ky hap jo që nuk e ka arritur qëllimin, por e ka bërë të kundërtën. Në peticion thuhet se vendimi për njohjen e emrit kushtetues të Maqedonisë është sjellë si ndihmë për stabilizimin e vendit në kontekst të marrëdhënieve me shqiptarët dhe pakicat tjera. Por në vend të kësaj, ky vendim e ka ndihmuar etnocentrizmin e qeverisë së udhëhequr nga Sllavët.
Në mënyrë plotësuese organizata e diasporës greke thekson se vendi për arsye të ndryshme ka vazhduar me provokime ndaj fqinjëve, sidomos ndaj Greqisë. Sipas tyre kjo në vend është përjetuar si aprovim dhe nxitje për “identitetin e vjedhur” të tij, ndërsa të cilin e ka shfrytëzuar për ekspansionizëm në llogari të Greqisë./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSerwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?
Darka e Lamës në Llukë të Deçanit, Haradinaj: Shenjë e jona që na bashkon
Njohësit e sigurisë: Serbia synon ta mbajë veriun të tensionuar
Autobusi nga Maqedonia rrëshqiti në autostradën në Serbi
Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të Armatosura të Kanadasë – flasin për shkëmbimin e kadetëve dhe stërvitjet e përbashkëta
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj