LAJMI I FUNDIT:

Reali ka vetëm një zgjidhje për ndeshjet e ardhshme

Reali ka vetëm një zgjidhje për ndeshjet e ardhshme

Zinedine Zidane sot ka dhënë një intervistë për Real Madrid TV.

Ai ka folur për sfidën e së shtunës kundër real Sociedadit dhe ndeshjen e gjysmëfinales së Ligës së Kampionëve.


”Jam shumë i kënaqur me punën që po bëjmë, por ne kemi nevojë të përmirësohemi më shumë, sepse çdo ndeshje po e vendos sezonin tonë”

”Ndeshja kundër Real Sociedad është një tjetër finale. Të gjitha ndeshjet deri në fund të sezonit do të jenë finale për ne. Jemi duke u përgatitur mirë. Kishim pak kohe, por e dimë qëllimin tonë”

”Kemi ndeshje çdo tre ditë dhe kjo është një sfidë e vështirë për ne. Real Sociedadi është një skuadër mjafte e mirë dhe do të jetë një ndeshje e komplikuar, por edhe ne jemi duke u përgatitur për këtë”, tha trajneri i Los Blancos.

Zidane ka pohuar se Reali nuk ka zgjidhje tjetër përpos të fitojë titullin e kampionit në Ligën e Kampionëve, transmeton Telegrafi.

”Gjysmëfinalja e Championsit? Çfarë dimë ne. Ne e dimë se nuk ka zgjidhje, por zgjidhja e vetme është të fitojmë. Unë mendoj vetëm për ndeshjen e ardhshme. Në ndeshjen e së shtunës ndaj Real Sociedadit”

”Jemi një hap larg finales, dhe kemi nevojë për përkrahjen e tifozëve, sikur çdo ndeshje tjetër”

”Unë nuk kam asnjë dyshim se do të jetë një natë spektakolare për lojtarët, sepse tifozët do të na ndihmojnë shumë”, tha Zidane. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Inzaghi gëzon tifozët e Interit me transfeirmin e ri: Po, ai ka nënshkruar me ne

Inzaghi gëzon tifozët e Interit me transfeirmin e ri: Po, ai ka nënshkruar me ne

Serie A

"Mjekët më thanë se së shpejti do të vdes", Ish-portieri gjerman tregon sëmundjen e rëndë me të cilën po përballet

Bundesliga
Xavi me deklaratë absurde: Ishim superiorë këtë edicion ndaj Gironës dhe Real Madridit

Xavi me deklaratë absurde: Ishim superiorë këtë edicion ndaj Gironës dhe Real Madridit

La Liga
Chelsea me ofertë të parefuzueshme për Napolin, para dhe një yll për Victor Osimhen

Chelsea me ofertë të parefuzueshme për Napolin, para dhe një yll për Victor Osimhen

Serie A
Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Ndërkombëtare
Bota e basketbollit në zi, ndërron jetë ish-ylli i Los Angeles Lakers

Bota e basketbollit në zi, ndërron jetë ish-ylli i Los Angeles Lakers

NBA
Kalo në kategori