LAJMI I FUNDIT:

Pesë vjeçari shkon në shkollë me flokë blu, e kthejnë në shtëpi

Pesë vjeçari shkon në shkollë me flokë blu, e kthejnë në shtëpi

Një admirues 5 vjeçar i skuadrës së futbollit Rangers, është kthyer në shtëpi pasi shkoi në shkollë me flokë blu.

Lewis Varlyle nga Motherwell i Skocisë, u paraqit në klasën e shkollës Logans Primary me flokët që i ngjyrosi një ditë më herët.


Mësuesit i thanë atij të shkonte në shtëpi e ta hiqte ngjyrën, ose nuk do e pranonin më në shkollë.

Ai zgjodhi t’i lyente flokët ngjyrë blu frymëzuar nga skuadra e tij e preferuar që fitoi kampionatin skocez të futbollit këtë sezon.

Mamaja e tij, Leanne Carlyle, u indinjua shumë kur u telefonua nga bordi i shkollës që të vinte e të merrte djalin e saj gjatë mësimit.

“Ai e vesh uniformën e shkollës kështu që pse duhet të ketë rëndësi se çfarë ngjyre janë flokët e tij? Fakti që e kthyen në shtëpi dhe humbi një ditë të tërë mësimi për shkak të flokëve të tij më nevrikos shumë!”, tha ajo për Daily Mail.

Lewis u kthye sot në shkollë me flokë të pa lyer.