LAJMI I FUNDIT:

Klitschko: Nuk është rimeç, është hakmarrje!

Klitschko: Nuk është rimeç, është hakmarrje!

Wladimir Klitschko është shprehur i kënaqur që ishte Tyson Fury ai që ia rrëmbeu titujt në vitin e kaluar.

Ukrainasi ishte kampion për nëntë vite dhe pas humbjes nga britaniku në fund të vitit të kaluar, është caktuar rimeçi për 9 korrik në Mançester.


“Është ndjenjë e mirë të humbësh. Jam i kënaqur që atë mbrëmje nuk u çua dora ime. Dështimi nuk është një opsion pos atëherë kur është një mënyrë për t’u bërë më i mirë – dhe unë duhet të bëhem më i mirë”.

“Kisha nevojë për një shtytje për t’u bërë më i mirë dhe e gjeta. Po e ndjej”, ka deklaruar 40-vjeçari për BBC Radio 5 live.

Klitschko, asokohe kampioni i WBA, IBF dhe WBO, humbi në Dusseldorf dhe kjo humbje bëri bujë të madhe në gjithë botën.

“Nuk e tregova gjithë potencialin tim në atë duel. Fizikisht, isha në gjendjen time më të mirë, por mendërisht nuk isha aty, nuk isha i pranishëm në ring”.

“Do të jetë ndryshe më 9 korrik. Nuk është një rimeç, është një hakmarrje”, ka shtuar Klitschko. /Telegrafi/