Komisioni parlamentar për politikë të jashtme e Shqipërisë diskutoi për situatën në Maqedoni (Video)

Komisioni parlamentar për politikë të jashtme e Shqipërisë ka realizuar seancë urgjente me përfaqësuesit e Ministrisë për punë të jashtme rreth situatës politike në Maqedoni dhe rolin e faktorit shqiptar, njofton korrespondenti i MIA nga Tirana, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Sipas zëvendësministres Odeta Barbullushi, ajo që ka sjellë deri në përkeqësim të paqëndrueshmërisë politike, mes tjerash është edhe amnistia e dhënë nga presidenti i Maqedonisë.
Falja ose amnistia nga ana e presidentit, në fakt, në mënyrë objektive i ka minuar të gjithë ose pjesën më të madhe të qëllimeve që duhej të arrihen me Marrëveshjen e Përzhinos, meqë janë amnistuar të gjithë ata persona, emrat e të cilëve dolën nga përgjimet, si të dyshuar dhe të përfshirë në afera të ndryshme korrupsioni, ka deklaruar Barbullushi.
Pas kësaj, seanca ka vazhduar edhe rreth një orë pas dyerve të mbyllura, ndërsa burime nga televizioni tiranas Top Channel, kanë konfirmuar që diskutimi kryesisht ka qenë i përqendruar në rolin e faktorit shqiptar në Maqedoni. Gjatë kësaj është referuar që BDI është “Për” mbajtjen e zgjedhjeve në 5 qershor, ndërsa PDSH akoma nuk ka qëndrim rreth kësaj.
Po ashtu është prezantuar edhe lista e partive më të vogla politike të cilat kohëve të fundit kanë dalë në skenën politike dhe rëndësinë që ata mund ta kenë në politikën e Maqedonisë.
Deputetët, anëtarë të Komisionit për politikë të jashtme kanë kërkuar nga Ministria të mbaj kontakte të vazhdueshme lidhur me gjendjen në Maqedoni, por ti shmanget përzierjes në politikën e brendshme të Maqedonisë./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
FSK në vendin e 141-të, publikohet indeksi i fuqive ushtarake në botë

Ende nuk janë numëruar mbi 96 mijë vota

Kamberi akuzon Gjurgjeviqin e afërt me AfD-në për falsifikim të fakteve për Kosovën

Temperaturat shënojnë rritje - ja si do të jetë moti gjatë javës së ardhshme

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Plazh në shkurt, pushuesit në Vlorë sfidojnë temperaturat e ulta dhe lahen në det

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë