LAJMI I FUNDIT:

Prince refuzoi këngën me reperin për shkak të fjalës fyese – s’ia lejonte besimi i tij

Prince refuzoi këngën me reperin për shkak të fjalës fyese – s’ia lejonte besimi i tij

Reperi i njohur amerikan, The Game, ka treguar ka pasur mundësi të realizojë një këngë me legjendën e muzikës, Prince, por gjithçka kishte dështuar për shkak të një fjale fyese në tekst.

Jayceon Terrell Taylor (emri i vërtetë i The Game) ka treguar se ata kishin planifikuar një këngë së bashku, por ylli i ndjerë kishte refuzuar për shkak të tekstit.

“Doja që të bënim një këngë dhe ai ishte pro. Ai dëgjoi këngën dhe aty ishte një fjalë fyese në të dhe më tha: ‘Nuk mund ta bëj. Është një fjalë fyese në të’”.


“Prince ishte pjesë e religjionit Dëshmitar i Jehovait dhe e refuzoi. Nuk e bëmë këngën, sepse më duhej patjetër ajo fjalë. Definitivisht më duhej”, ka thënë The Game për TMZ, transmeton koha.net.

Më 21 prill, krijuesi i “Purple Rain” u gjet i vdekur në shtëpinë e tij në Minneapolis. Ai vdiq në moshën 57-vjeçare.