Shoqata e Punëtorëve të Postës së Kosovës ka paralajmëruar se nesër duke filluar nga ora 11:30, punëtorët e Ndërmarrjes Publike Posta e Kosovës do të protestojnë para selisë së Ministrisë së Punës dhe MirëqeniesSociale (MPMS), pasi që kjo e fundit nuk po e nënshkruan marrëveshjen për shpërndarjen e ndihmave sociale.
Protestat sipas kësaj shoqate nuk do të ndalën deri në realizimin e kërkesave të tyre.
“Siç e dini para një viti Posta e Kosovës dhe MPMS janë pajtuar që të nënshkruajnë marrëveshje me të cilën Posta merr përsipër shpërndarjen e Skemave Sociale (ndihmave sociale) në rreth 160 zyra postare, anekënd territorit të Kosovës. Mirëpo, kjo ministri ka bërë diskriminimin dhe shkeljet më të mëdha ligjore ndaj Postës së Kosovës”, thuhet në komunikatën e lëshuar nga Shoqatës së Punëtorëve të Postës së Kosovës.
Sipas Shoqatës, pas muajve të tërë të negociatave mes Postës dhe MPMS-së, kjo ministri ka ftuar Menaxhmentin e Postës së Kosovës që më datën 29 maj 2015, në ora 13:00, të nënshkruhet marrëveshja me të cilën shpërndarja e Skemave Sociale kalon nga bankat private në Postën e Kosovës.
Po ashtu, të njëjtën ditë rreth orës 13:00, MPMS ka anuluar ceremo ninë për nënshkrimin e marrëveshjes dhe që nga ajo ditë nuk ka dhënë asnjëherë sqarim zyrtar se përse nuk nënshkruhet marrëveshja që është përgatitur së bashku.
MPMS dhe Qeveria e Kosovës do të kursenin mbi 300 mijë euro në vit ndërkaq përfituesit e ndihmave sociale nuk do të shpenzonin për udhëtim deri në bankat private dhe nuk do të maltretoheshin duke pritur në radhë disa ditë me radhë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Raporti i ASK-së për pagën mesatare në sektorin publik, Murati: Edhe njëherë demantohen të pavërtetat e opozitës
Bajrami akuzon LVV-në për propagandë rreth “Planit të Rritjes” nga BE-ja: Kosova mund të përfitoj vetëm pas krijimit të Asoicacionit
BE-ja pranë finalizimit të mjeteve për Ballkanin Perëndimor
India, anëtare e BRICS refuzon de-dollarizimin - përqafon dollarin amerikan
Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind
Meritaterm vazhdon kampanjën me super zbritje prej 33% për pompën termike më të mirë në treg, Toshiba
Foleja Home: Produkte cilësore dhe moderne për shtëpinë dhe zyren tuaj
Kjo është super platforma për menaxhimin e procesit të dhënies dhe marrjes me qera të veturave
Vezët Bio REA-s: Zgjedhje e shëndetshme për familjen tuaj
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Më të lexuarat
Arda Guler nga Turqia i dërgon mesazh Carlo Ancelottit për minutazhën te Real Madridi
Çfarë janë uraganet, sa të rrezikshëm janë dhe çfarë mund të ndihmojë në zbutjen e dëmeve?
Mbi 160 mijë euro, 696 kilogramë mjaltë e 250 kilogramë fasule ia gjejnë në shtëpi – Policia arreston të dyshuarin në Ferizaj për kontrabandë e tregti të ndaluar
Pamje nga vizita e Jakup Krasniqit te varri i vëllait, më pas i takon familjarët në fshatin e tij
Kaloi 50 mijë konkurrentë në audicion - kush është Nora Tushi, shqiptarja që po mahnit jurinë gjermane
Berisha: Do të dalin audio-incizime të tjera, do të na vijë turp