LAJMI I FUNDIT:

Të miturat, viktimat më të shpeshta të dhunës seksuale në Kosovë

Të miturat, viktimat më të shpeshta të dhunës seksuale në Kosovë
Viktimat seksuale më të shpeshta në Kosovë janë të miturat dhe numri i personave të keqpërdorur seksualisht nën moshën 16 vjeçare është në rritje.
Sipas Policisë së Kosovës vjet ishin raportuar, 65 raste të ngjashme, përderisa në vitin 2014 kishte vetëm 55 raste.

Përveç kësaj 19 të mitur në vitin që e lamë pas kanë krijuar familje në lidhje jashtëmartesore nga 16 sa ishin në vitin 2014.

Policia e Kosovës, ka thënë për Gazetën Fjala se janë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme lidhur me rastet e raportuara.

“Të gjitha rastet e raportuar duke përfshirë edhe ato që kanë të bëjnë me integritetin seksual. Policia ka ndërmarrë veprimet e nevojshme duke u bazuar në procedura ligjore në konsultim edhe me prokurorinë, ndërsa vendimet lidhur me rastet merren nga organet kompetente të drejtësisë”, thonë në Policinë e Kosovës.


Për të raportuar ngacmimet seksuale, Rrjeti i Grupit të Grave të Kosovës, në bashkëpunim me Policinë dhe vajzat që kanë ndihmuar në krijimin e projektit “Girls Coding Kosova”, kanë krijuar platformën “Ec shlirë” e cila u mundëson vajzave të raportojnë edhe fërshëllimën më të vogël.

Drejtoresha e RRGGK-së, Igballe Rogova tregon për Gazetën Fjala, se arsyeja kryesore e krijimit të kësaj platforme, ka qenë që të zbulohen rastet të cilat më parë nuk kanë mundur të raportohen.

Rogova thotë se tani u mbetet Institucioneve të reagojnë.

Që prej muajit shkurt të këtij viti, atëherë edhe kur është formuar ky aplikacion, janë raportuar 100 ngacmime.

Prishtina dhe Ferizaji, janë qyetetet të cilat prijnë me këtë numër. Kështu tregojnë të dhënat që njëra prej vajzave nga platforma “Girls Coding Kosova”, ka dhënë për gazetën.

“Gjithsej janë bërë rreth 100 raportime, ku 50 e më tepër janë nga Prishtina, pastaj 20 nga Ferizaji dhe nga 10 nga qytetet e tjera” tregon Dhurata Kamberi, njëra nga themelueset e kësaj platëforme.

Ajo tregon në përqindje llojet e ngacmimeve.

“Ndërkaq përqindja e llojeve të ngacmimeve që janë bërë deri më tani janë: 27.5% komentim, 11% bërtima, 9.2 % prekje, 8.7% i bie borisë, 11% fishkëllima dhe 6.4 % përndjekje. Aplikacionin deri tani e kanë shkarkuar 500 përdorues”, ka shtuar Kamberi.

Në trend Lajme

Më shumë
Vëllau i Liridona Ademajt: Fëmijët janë të brengosur nga fakti që e panë se si babai i tyre e shtrëngoi për krahu nënën e tyre që të kryhet më lehtë vrasja

Vëllau i Liridona Ademajt: Fëmijët janë të brengosur nga fakti që e panë se si babai i tyre e shtrëngoi për krahu nënën e tyre që të kryhet më lehtë vrasja

Lajme
Reagon vëllai i Fitore Pacollit: Kam vite që merrem me bujqësi, kam aplikuar si fermer i lirë e as nuk kam llogaritur në motër

Reagon vëllai i Fitore Pacollit: Kam vite që merrem me bujqësi, kam aplikuar si fermer i lirë e as nuk kam llogaritur në motër

Lajme
Policia kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për identifikimin e tre personave për shpërdorim të pasurisë

Policia kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për identifikimin e tre personave për shpërdorim të pasurisë

Kronika e Zezë
Nagavci: Kam nënshkruar kontratat për ndërtimin e tri çerdheve dhe një shkolle

Nagavci: Kam nënshkruar kontratat për ndërtimin e tri çerdheve dhe një shkolle

Lajme
Stomatologu Hoxha ishte shpallur studenti më i mirë nga gIDE, ky institut ofron 25 licenca për Klinikën Stomatologjike për qasje falas në platformën e tyre të videos

Stomatologu Hoxha ishte shpallur studenti më i mirë nga gIDE, ky institut ofron 25 licenca për Klinikën Stomatologjike për qasje falas në platformën e tyre të videos

Lajme
Deliu: Ministria e Bujqësisë refuzoi projektin e grave të Krushës, por ia ndau 100 mijë euro vëllait të Fitore Pacollit

Deliu: Ministria e Bujqësisë refuzoi projektin e grave të Krushës, por ia ndau 100 mijë euro vëllait të Fitore Pacollit

Lajme
Kalo në kategori