LAJMI I FUNDIT:

Veseli: Ekonomia e zhvilluar e tregut, fokusi im kryesor në krye të PDK-së

Veseli: Ekonomia e zhvilluar e tregut, fokusi im kryesor në krye të PDK-së

Kryetari në detyrë i PDK-së, Kadri Veseli, ka premtuar se do të punojë që Partia Dekmokratike e Kosovës të jetë motor i ideve që krijojnë zhvillim ekonomik, që krijojnë vende pune, që e bëjnë Kosovën një vend më të mirë.

“Ne kemi pasur ide të mira në cikle të tjera zgjedhore dhe na kanë mbetur edhe dy vjet që të realizojmë disa nga premtimet, që nga investimet në energjetikë e deri tek krijimi i vendeve të reja të punës. Ju premtoj se synimi im dhe dedikimi im do të jetë pikësëpari tek zhvillimi i qëndrueshëm ekonomik”, ka premtuar Veseli.

Sikurse partitë e tjera të qendrës së djathtë, ai ka thënë se edhe PDK-ja beson se ekonomia e tregut është sistemi i vetëm që mundëson përmbushjen e lirive dhe të drejtave të njeriut dhe siguron rritjen ekonomike dhe standarde të larta jetese.


“Puna e PDK-së në kuvend, në komuna, në qeveri dhe në çdo institucion tjetër do të jetë e fokusuar në ngritjen e standardit të qytetarit të Republikës së Kosovës, e jo vetëm të anëtarësisë së PDK-së”, ka thënë Veseli.

Këto pika dhe shumë tjera, Veseli ka thënë se do t’i shpalos më hollësisht gjatë ditëve në vijim.

Ai pasi shpalli kandidaturën për Kryetar të Partisë Demokratike të Kosovës, anëtarëve të PDK-së ua kërkoj edhe përkrahjen, besimin dhe votën në kuvendin zgjedhor, që do të mbahet më 7 maj. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
India, anëtare e BRICS refuzon de-dollarizimin - përqafon dollarin amerikan

India, anëtare e BRICS refuzon de-dollarizimin - përqafon dollarin amerikan

Botë
Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Ekonomi
Meritaterm vazhdon kampanjën me super zbritje prej 33% për pompën termike më të mirë në treg, Toshiba

Meritaterm vazhdon kampanjën me super zbritje prej 33% për pompën termike më të mirë në treg, Toshiba

Ekonomi
Foleja Home: Produkte cilësore dhe moderne për shtëpinë dhe zyren tuaj

Foleja Home: Produkte cilësore dhe moderne për shtëpinë dhe zyren tuaj

Ekonomi
Kjo është super platforma për menaxhimin e procesit të dhënies dhe marrjes me qera të veturave

Kjo është super platforma për menaxhimin e procesit të dhënies dhe marrjes me qera të veturave

Ekonomi
Vezët Bio REA-s: Zgjedhje e shëndetshme për familjen tuaj

Vezët Bio REA-s: Zgjedhje e shëndetshme për familjen tuaj

Ekonomi
Kalo në kategori