LAJMI I FUNDIT:

Veseli shpall kandidaturën, thotë se PDK i është përjetë mirënjohëse Thaçit për fitoret e saj

Veseli shpall kandidaturën, thotë se PDK i është përjetë mirënjohëse Thaçit për fitoret e saj

Kryetari në detyrë i PDK-së, Kadri Veseli, i cili sot shpalli zyrtarisht kandidaturën për të marrë drejtimin e partisë më të madhe në vend, ka thënë se ka ndërmarrë një vendim shumë të rëndësishëm për të dhe familjen e tij.

“Pas një konsultimi me bashkëshorten time, me familjen time, me kolegët e mi dhe pas pranimit të shumë mesazheve të përkrahjes nga votuesit e PDK-së kam vendosur të kërkoj nga anëtarët e partisë besimin dhe mbështetjen për të marrë përsipër përgjegjësinë e udhëheqjes së partisë”, ka thënë Veseli.

Ai ka shprehur besimin se në këtë detyrë të re mund ta përmbush më së miri vokacionin e tij politik dhe mund t’i shërbej më së miri Republikës së Kosovës.


Pretendenti kryesor për marrjen nën udhëheqje të partisë më të madhe në vend, Kadri Veseli, ka shprehur edhe njëherë mirënjohje të madhe për ish-kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, për mikun dhe bashkëluftëtarin e tij, Hashim Thaçin.

“Të gjithë ne do të ngelemi përjetë mirënjohës dhe borxhlinj për kontributin e tij vendimtar në themelimin, forcimin dhe fitoret e partisë sonë”, ka thënë Veseli për Thaçin.

Ai ka thënë se për vite me radhë ka kryer me dedikim dhe entuziazëm detyrën e zëvendëskryetarit të partisë dhe se tash ka mjaftueshëm përvojë, kapacitete dhe energji për të qenë kryetar i PDK-së.

Kadri Veseli, ka thënë se PDK-ja është një organizatë shumë e çmuar e jetës politike të Kosovës, e cila ka luajtur rol protagonist në shpalljen e pavarësisë dhe në konsolidimin e shtetit tonë të ri.

Ai ka shtuar se PDK-ja ka dëshmuar frymë të lartë institucionale, qoftë në opozitë e qoftë në pushtet, duke i ka dhënë vendit kuadro e menaxherë të shquar.

“Është treguar e hapur për prurje të reja intelektuale dhe të të rinjve si asnjë parti tjetër, si dhe ka ditur që të hartojë programet më efikase dhe të suksesshme për vendin”, është shprehur Veseli.

Gjithashtu, Veseli ka thënë se mbështetjen e anëtarëve dhe votuesve të PDK-së për të marrë përsipër detyrën e drejtimit të kësaj organizate politike, nuk e sheh vetëm si privilegj, por edhe si obligim për të punuar më shumë për konsolidimin e partisë.

“Gjatë ditëve në vijim, do të vizitoj të gjitha rajonet e Kosovës, do të bashkëbisedoj me anëtarët dhe votuesit besnik të partisë sonë dhe do të angazhohem për mobilizimin dhe forcimin e strukturave të partisë”, ka thënë Veseli.

Ai ka thënë se oferta e tij i ka rrënjët në sukseset e njëpasnjëshme historike të PDK-së dhe se do të ndjek rrugën e trasuar prej ish-kryetarit të partisë, por që ofron edhe një vizion të tij për një parti bashkëkohore evropiane të qendrës së djathtë, përcjell Telegrafi.

Duke folur për vizionin e tij politik, Kadri Veseli, ka thënë se PDK-ja do të ecë me hapin e kohës, duke përgatitur programe dhe platforma politike që i përshtaten më së miri dinamizmit të shoqërisë vitale kosovare.

“Vizioni im mishëron më së miri traditën e partisë sonë, është më i duhuri sot për ta konsoliduar pozicionin e partisë sonë si gur themeli i demokracisë kosovare dhe për ta pozicionuar formacionin tonë politik si më të denjin për ta qeverisur vendin tonë për shumë vite me radhë”, ka thënë Veseli.

Ai i ka siguruar anëtarësinë dhe votuesit e PDK-së, se në angazhimin e tij në të ardhmen, bazë e punës së tij do të jetë vota e qytetarit dhe programi i punës së tij do të bazohet në drejtimin programor të partisë dhe në vullnetin politik të shprehur prej anëtarësisë së PDK-së. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Osmani takohet me admiralin Bauer: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi është prioritet strategjik për Kosovën

Osmani takohet me admiralin Bauer: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi është prioritet strategjik për Kosovën

Lajme
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan

Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan

Lajme
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Lajme
Mbeti i plagosur gjatë konfliktit ku u vra Martin Cani, flet babai i 14-vjeçarit: Janë dy vrasës, njëri është ende i lirë

Mbeti i plagosur gjatë konfliktit ku u vra Martin Cani, flet babai i 14-vjeçarit: Janë dy vrasës, njëri është ende i lirë

Lajme
Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?

Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?

Lajme
Ahmeti: Nënshkruam marrëveshje

Ahmeti: Nënshkruam marrëveshje "xhentëllmenësh", por VLEN-i nuk e mbajtën fjalën

Lajme
Kalo në kategori