LAJMI I FUNDIT:

Ngadalësohet aktiviteti i biznesit

Ngadalësohet aktiviteti i biznesit

Aktiviteti i biznesit në Eurozonë është ngadalësuar papritmas këtë muaj, pavarësisht uljes së mëtejshme të çmimeve, duke ofruar kështu lajme zhgënjyese për Bankën Qendrore Europiane, një ditë pas takimit të politikave monetare.

Kreditë e lira, ulja e normave të interesit dhe programi mujor i blerjes së bonove nga Banka, duket se kanë pasur pak efekt në inflacion apo në rritjen e sektorit privat. Një indeks i bërë drejt mijëra kompanive dhe që shihet si udhërrëfyes i mirë për ekonominë, ka treguar një rënie.

Sipas modelit të llogaritjes së indeksit PMI, nën 50 pikë ekonomia është në tkurrje dhe sipër atij niveli, në ekspansion. Të dhënat treguan një rënie të lehtë nga 53.1 në 53 pikë për muajin Mars.


Ekspertët thonë se ndërhyrja e Bankës Qendrore nuk ka patur efekt të menjëhershëm te sektori privat dhe pritet që programi i blerjes së bonove të kompanive të japë efektet e para në mënyrë që të nxitet rritja.

Banka Qendrore Europiane do të nisë të blejë bono të korporatave gjatë gjysmës së dytë të këtij viti. Ndërkohë që pritet të shihet efekti i stimujve në ekonomi, Banka nuk ndërhyri në takimin e muajit Prill në normat e interesit apo programin e blerjeve. Inflacioni ndaloi së rëni në muajin mars, megjithatë është shumë larg objektivit prej 2%. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
India, anëtare e BRICS refuzon de-dollarizimin - përqafon dollarin amerikan

India, anëtare e BRICS refuzon de-dollarizimin - përqafon dollarin amerikan

Botë
Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Ekonomi
Meritaterm vazhdon kampanjën me super zbritje prej 33% për pompën termike më të mirë në treg, Toshiba

Meritaterm vazhdon kampanjën me super zbritje prej 33% për pompën termike më të mirë në treg, Toshiba

Ekonomi
Foleja Home: Produkte cilësore dhe moderne për shtëpinë dhe zyren tuaj

Foleja Home: Produkte cilësore dhe moderne për shtëpinë dhe zyren tuaj

Ekonomi
Kjo është super platforma për menaxhimin e procesit të dhënies dhe marrjes me qera të veturave

Kjo është super platforma për menaxhimin e procesit të dhënies dhe marrjes me qera të veturave

Ekonomi
Vezët Bio REA-s: Zgjedhje e shëndetshme për familjen tuaj

Vezët Bio REA-s: Zgjedhje e shëndetshme për familjen tuaj

Ekonomi
Kalo në kategori