LAJMI I FUNDIT:

Paralajmëron portieri i Betisit: Do ta ndalim Barcën

Paralajmëron portieri i Betisit: Do ta ndalim Barcën

Portieri i Real Betisit, Antonio Adan, ish-portier i Realit ky, ka paralajmëruar se ekipi i tij dëshiron t’ia prishë planet e Barcelonës për titull.

Betisi pret Barcën më 30 prill dhe përkundër faktit se së pari vjen derbi ndaj Sevillas, Adan ka pranuar se dëshiron t’ia prishë planet Barcës.

“Ne mendojmë vetëm për Sevillan për momentin. Si tifoz i Realit, unë e di se mund t’ia prishim Barcës ëndrrën për ta fituar La Ligan këtë sezon”.

“Ne duam të përfundojmë sezonin sa më lart, kështu që duam ta mposhtim edhe Barcën”, potencoi Adan. /Telegrafi/