LAJMI I FUNDIT:

390 minuta pa pësuar gol

390 minuta pa pësuar gol

Portieri Keylor Navas i ka dhënë një siguri të madhe Real Madridit, pasi prestari i përfaqësueses së Kosta Rikës nuk ka pësuar gol qe prej 47 ditësh ose prej 390 minutash lojë në “Santiago Bernabeu”.

Sikurse shkruan gazeta spanjolle AS, golin e fundit ai e ka pësuar më 5 mars nga sulmuesi i Celta Vigos, Iago Aspas.

Navas do të përpiqet që edhe me tutje ta mbajë portën e Realit te paprekur. /Telegrafi/