LAJMI I FUNDIT:

Ilija Dimovski: Zaevi vulosi sulmet ndaj policisë

Ilija Dimovski: Zaevi vulosi sulmet ndaj policisë

VMRO-DPMNE-ja ka reaguar ndaj kushteve të Zoran Zaevit për të marrë pjesë në takimin e liderëve në Vjenë. Përmes Ilija Dimovskit, VMRO-DPMNE-ja thotë se këto kushte tregojnë më së miri se sa kujdeset Zaevi për të ardhmen e Maqedonisë, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Sipas tij, lideri i opozitës ka marrë një vendim shkatërrues dhe kjo tregon se ai nuk kujdeset aspak për stabilitetin në vend dhe për shqetësimin që e fut në mes të qytetarëve.

Më tej, në koferencën për shtyp, Dimovski tha se me këto kushte, Zaevi vulosi sulmet ndaj policisë, demolimet e përmendoreve, djegjen dhe rënimin e institucioneve, si edhe vulosi të gjitha aktet vandale që i rrezikuan qytetarët e vendit./Telegrafi/