Pesë arsye pse Inter mund ta parakalojë Romën dhe të rikthehet në Ligën e Kampionëve (Foto)
Megjithëse shpresat e tyre për “Scudetto-n” u shuan pa një starti horror të fazës së dytë, forma aktuale e Inter ka ringjallur shpresat për vendin e tretë, që do të thoshte një rikthim në Ligën e Kampionëve.
Një fitore bindëse kundër Napolit, e ndjekur nga barazimi i Romas me Atalantan të dielën ka bërë me shpresë ekipin milanez, i cili deri para disa javësh dukeshin sikur nuk kishin më mundësi të kapnin vendin e tretë.
Më poshtë keni pesë arsyet pse Nerazzurriët duhet të ketë besim të parakalojë Romën në renditje.
Formacioni
Mancini ka provuar çdo formacion të mundshëm, përveç 3-4-3. Pas një periudhe të gjatë kur italiani nuk vendoste dot formacionin ideal, duke vendosur një formacion të bazuar mbi kundërshtarin, kjo ndryshoi që nga humbja me Juventus në Torino. Inter duken më mirë tashmë me formacionin 4-2-3-1, që mund të kthehet në 4-4-1-1 ose 4-3-3 gjatë lojës. E fundit u përdor gjatë ndeshjes me Napolin në mënyrë që vendasit ta godisnin kundërshtarin në kundërsulm.
Mauro Icardi dhe Stevan Jovetic
Argjentinasi ka luajtur standard në ndeshjet të fundit, në krahasim me fazën e parë ku ai nuk luajti kundër Romës dhe Milan. Duke parë formën e Icardit, me 15 gola të shënuar dhe 34% të rasteve të shfrytëzuara, nuk është surprizë që Mancini është mbështetur te kapiteni i tij. Megjithëse partneriteti me Jovetic nuk ishte i mirë shumicën e sezonit, dyshja duket se është ambientuar më shumë me njëri-tjetrin.
Ndeshjet e mbetura
Inter nuk i ka ngelur asnjë ekip i fortë në ndeshjet e mbetura. Teksa Roma duhet të ndeshet me Napolin dhe Milanin në javën e fundit të sezonit. Gjithsesi kalendari nuk është asnjëherë një gjë e sigurt për Interin.
Problemet e Romës
Giallorossët kanë marrë vetëm dy pikë në dy ndeshjet e fundit kundër Bolognas dhe Atalantas, dy ekipe që duken të lehta në letër. Shto këtu problemet midis Tottit dhe Spallettit. Nëse Roma nuk fiton me Torinon, Liga e Kampionëve rrezikohet.
Mancini dhe përmbysjet e tij
51-vjeçari gjithmonë ka pasur një dhunti për përmbysjet. Me Lazion në vitin 2000, kur ishte nëntë pikë larg me tetë ndeshje të mbetura por prapë arriti të fitonte Scudetton. Trajneri udhëhoqi Manchester Cityn drejt lavdisë duke fituar titullin në minutën fundit. Kështu që nuk do të ishte surprizë nëse Inter përfundon përpara Romës në Seria A.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëTen Hag dhe Henry në garë për të marrë drejtimin e kombëtares së madhe evropiane
“Ne kemi atë që duhet për ta tërhequr atë”, drejtori i Superligës së Arabisë Saudite për transferimin e mundshëm të Vinicius Jr
Juventusi konsideron rritjen e ofertës për Araujon pas interesimit nga Arsenali
Gjiganti italian në bisedime të avancuara për transferimin e Arijon Ibrahimovicit
Ancelotti për finalen: Nëse humbim kundër Barcelonës, sezoni vazhdon
Benzema këshillon Vinicius Juniorin dhe lë të kuptohet për rikthimin e tij në Real Madrid
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Nuk do të tentojmë që të ndërpresim rrugëtimin e Gjestit”, Alaudini nis spektaklin me ‘thumba’
Si mund të bëhet Grenlanda pjesë e SHBA-ve?
Publikohet lista e pagave të lojtarëve të Man United - kryesojnë të 'dështuarit'
Lejet për armë bëjnë bum në Kosovë
“Ai nuk vrapon mjaftueshëm”, stafi i Barcelonës kundër transferimit të yllit portugez
Qytetarët në mënyrë gjeniale penguan që shtëpia e fqinjit të merrte flakë në Los Angeles