LAJMI I FUNDIT:

Arsenali nuk i shet dy yjet e saj

Arsenali nuk i shet dy yjet e saj

Arsenali ka vendosur të rinovojë kontratat me dy lojtarët më të mirë, gjermanin Mesut Ozil dhe kilianin Alexis Sanchez.

Kontratat e tyre të reja do të zgjaten deri në vitin 2020.

Arsenali ka vendosur të nxitojë, teksa të dy lojtarët kanë shfaqur pakënaqësi në adresë të klubit për afatin kalimtar, ndërkohë që ata kërkohen dhe nga jashtë Anglisë.


Sipas gazetës The Times, dy lojtarët pritet të nisin bisedimet e rinovimit me klubin gjatë verës.

Gjithmonë sipas gazetës të dy mesfushorëve, Ozil e Sanchez do tu rritet edhe paga nga ajo aktuale.

Në bazë të kontratës së re ata do të përfitojnë rreth 160 mijë funte në javë, ose mbi 200 mijë euro në javë.

Dy lojtarët kanë marrë garanci se klubi do të investojë fuqishëm në afatin kalimtar të verës për të sjellë lojtarë që do ta kthenin Arsenalin vërtet në pretendent për titullin në Ligën Premier. /Telegrafi/