LAJMI I FUNDIT:

“Brenda PDK-së dhe LDK-së ka deputetë të pakënaqur me partitë e tyre”

“Brenda PDK-së dhe LDK-së ka deputetë të pakënaqur me partitë e tyre”

(E plotësuar)- I pari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se shumë deputetë iu janë afruar për të ofruar boshtin fitues që buron nga opozita.

“Kemi plotë deputetët në LDK që nuk janë të kënaqur me gjendjen brenda partisë së tyre. Kemi deputetë të pavarur që nuk janë të kënaqur. Kemi edhe struktura brenda tjerave parti ose nga PDK ose nga të gjithë ne jemi të hapur që të krijojmë boshtin fitues që buron nga opozita”, tha Haradinaj në “ZonaB” në Klan Kosova.

Haradinaj ka treguar se si mund të bëhet ndryshimi, duke theksuar se ka deputetë sot në Kuvend që kanë pasur gatishmërinë të na bashkohen nuk po i përmend emrat për hir te respektit.


“Ndryshimi është kur mandate kthehet tek qytetari, ku projekt nuk ka të bëj me ta tashmen me gjendjen në parlament me numrat e këtij parlamenti, ka të bëj me atë mandat kur i kthehet qytetarit e nuk po dojmë që kjo me ndodh pa një opsion fitues meqë nuk arritëm me bë një marrëveshje të gjerë të opozitës ku të ishte edhe VV ne megjithatë po bëjmë çmos me ja dhanë qytetarit një opsion fitues që buron nga opozita që është ndryshimi”, tha ai./Telegrafi/

Haradinaj: Partneriteti me Nisma-n, opsion fitues i zgjedhjeve që buron nga opozita

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj ka thënë se partneriteti me Nisma për Kosovën është një rrugëtim për një opsion fitues në zgjedhje që buron nga opozita.

Ai ka shtuar se ky partneritet do të sjell ndryshimin për të mirë në vend.

Duke folur për partneritetin me Vetëvendosjen deri më tani, Haradinaj ka theksuar se e vlerësojmë lartë angazhimin e VV-së në kundërshtim të dy marrëveshjeve të dëmshme për vendin, transmeton Telegrafi.

“Kemi vlerësuar lartë angazhimin e VV-së në kundërshtim të dy marrëveshjeve. Kemi pasur me ta dallime në mënyrën se si e shohim ndryshimin në Kosovë”, ka thënë Haradinaj në “ZonaB” në Klan Kosova.

Ai ka shtuar më pas se e mirëpresin partneritetin me secilin dhe se ende vazhdojnë të mbajnë komunikimin me Vetëvendosjen./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Qeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së

Qeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së

Lajme
​Kush u intervistua në zyrën e kryeministrit, Haxhiu: Insistoni për përgjigje tek Blerim Isufaj

​Kush u intervistua në zyrën e kryeministrit, Haxhiu: Insistoni për përgjigje tek Blerim Isufaj

Lajme
Qeveria emëron Lyra Osmanin Inspektore të Përgjithshme, kurse Avni Kastratin drejtor të Agjencisë së Statistikave të Kosovës

Qeveria emëron Lyra Osmanin Inspektore të Përgjithshme, kurse Avni Kastratin drejtor të Agjencisë së Statistikave të Kosovës

Lajme
Në Belgjikë po trajtohet ankesa e vrasësve të Enver Hadrit, Qeveria ndan 100 mijë euro për familjen

Në Belgjikë po trajtohet ankesa e vrasësve të Enver Hadrit, Qeveria ndan 100 mijë euro për familjen

Lajme
Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK

Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK

Lajme
Ishin në apartament me 21-vjeçaren në Astir, shpallen në kërkim pesë persona

Ishin në apartament me 21-vjeçaren në Astir, shpallen në kërkim pesë persona

Lajme
Kalo në kategori