Takimi i liderëve të partive më të mëdha parlamentare, është vetëm tentim të shpëtohet, çka mund të shpëtohet, vlerësojnë njohësit e rrethanave politike. Ata janë skeptik se mund të ndodh diçka spektakolare, megjithatë vlerësojnë se më e shumta që mund të ndodhë, është shtyrja e zgjedhjeve, marrëveshje që të vazhdohet me reformat dhe të rivlerësohet pozicioni i Prokurorisë Speciale Publike (PSP), transmeton Telegrafi Maqedoni.
Profesori universitar, Nano Ruzhin, është i bindur se derisa Uashingtoni nuk kyçet në zgjidhjen e krizës, Maqedonia nuk mund të del nga kjo krizë.
“Unë sinqerisht nuk jam optimist, edhe pse e di që presioni do të jetë direkt, edhe si asnjëherë deri më tani, para së gjithash ndaj liderit të VMRO-DPMNE-së, por edhe mbi BDI-në dhe PDSH-në, që fillimisht të shtyhen zgjedhjet, të caktuara për më 5 qershor, pastaj për të vazhduar me reformat, dhe posaçërisht të rivlerësohet pozicioni i Prokurorisë Speciale Publike”, thotë për Tv Shenja, profesor universitar Nano Ruzhin.
Nga ana tjetër, analisti politik Mersel Bilalli tha se sipas paralajmërimeve të deritanishme, lideri i VMRO-DPMNE-së nuk do të marrë pjesë në këtë takim, sipas tij për shkak se Gruevski është figura kyçe e përgjegjësisë për situatën në vend, dhe mungesa e tij në këtë takim, lë të mendohet se nuk pritet të ketë diçka spektakolare. Bilalli tha se për tejkalimin e krizës, në këtë takim duhej të merrnin pjesë edhe subjektet e reja politike.
“Në favor të tejkalimit të situatës, jam i mendimit që është e udhës, që të thiren edhe subjektet e reja politike opozitare, qofshin shqiptare apo maqedonase, pasi aty praktikisht e kemi 80 përqind strukturën, deri më tani si është, pra 80 përqind strukturë, e cila është përgjegjëse për situatën e rëndë, dhe vështirë nga ajo strukturë të dalin vizione të shëndosha se si duhet të tejkalohet situate”, tha profesor universitar Mersel Bilalli.
Liderët e katër partive parlamentare në vend janë ftuar të premten në një takim në Vjenë ku do të shqyrtohet situata e krijuar në vend. Ftesën e kanë dërguar tre deputetët e Parlamentit Evropian të cilët ishin të kyçur drejtpërdrejt gjatë bisedimeve dhe në nënshkrimin e Marrëveshjes së 2 Qershorit dhe aneks marrëveshjes së 15 korrikut, Ivo Vajgl, Eduard Kukan dhe Richard Howitt./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNdjehen lëkundje toke në Kosovë
Marrëveshjet ndërkombëtare në Kuvend, procesi i anëtarësimit në KiE e zgjedhjet e ardhshme – gjithçka nga takimi ndërmjet Kurtit dhe Krasniqit
“Prishtina Parking” njoftim të ri për banorët rezidentë në kryeqytet
Abdixhiku: Populli i Kosovës nuk e duron këtë mendje të çoroditur
Haradinaj për takimin Kurti-Krasniqi: Duket që kryeministrit po i rrëshqet toka nën këmbë, dëshpërimisht po e kërkon shpëtim
Sot me shi e shkarkime rrufesh
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Ndjehen lëkundje toke në Kosovë
Kërkesa e çuditshme që ka bërë Mbappe për t’u transferuar tek Real Madridi
Mbappe shpallet më i miri në Francë – Zhegrova mbetet pa çmim dhe jashtë formacionit të vitit
Kurti i gatshëm për zgjedhje, kërkon konsensus me partitë opozitare
Pamjet tregojnë ‘Old Trafford’ drejt shkatërrimit – Ronaldo kishte të drejtë kur foli për kushtet e klubit
Pjesë e Big Brother VIP Kosova? Luiz Ejlli befason me përgjigjen