Avokati i Popullit i Republikës së Kosovës ka publikuar sot Raportin me rekomandime lidhur me lirimin e pronave të ndërmarrjeve shoqërore, të shitura nga Agjencia Kosovare e Privatizimit nga shfrytëzuesit e paligjshëm.
Siç thuhet në komunikatë, qëllim i këtij raporti është tërheqja e vëmendjes së Agjencisë Kosovare të Privatizimit (AKP), Policisë së Kosovës dhe Prokurorisë Shtetërore, lidhur me uzurpimin e pronave të privatizuara nga shfrytëzuesit e paligjshëm.
“Kompetenca ligjore e Avokatit të Popullit bazohet në nenin 18.1.2 të Ligjit Nr. 05/L-019 për Avokatin e Popullit, që: Të tërheqë vëmendjen për rastet kur institucionet e Republikës së Kosovës i shkelin të drejtat e njeriut dhe të bëjë rekomandim që t’u jepet fund rasteve të tilla dhe kur është e domosdoshme të shprehë mendimin e vet mbi qëndrimet dhe reagimet e institucioneve përkatëse në lidhje me rastet e tilla”, thuhet në Raportin e Avokatit të Popullit.
Po ashtu, paragrafi 1.7, i po këtij neni autorizon Avokatin e Popullit që të rekomandojë nxjerrjen e ligjeve të reja në Kuvend, ndryshimin e ligjeve që janë në fuq i dhe nxjerrjen apo ndryshimin e akteve nënligjore dhe administrative nga institucionet e Republikës së Kosovës.
Institucioni i Avokatit të Popullit njofton se Raporti është bazuar në tri ankesa të ndara, të parashtruara nga ankuesit kundër AKP-së lidhur me uzurpimin e pronave, të cilat ata i kanë blerë nga AKP-ja nëpërmjet procesit të privatizimit të ndërmarrjeve shoqërore.
“Gjatë analizës së rasteve, Avokati i Popullit ka vërejtur se nga ana e gjykatave ka hezitim për të vendosur lidhur me paditë civile për lirimin e pronave të uzurpuara. Sidoqoftë, Avokati i Popullit vë në pah se uzurpimi i paligjshëm i pronës është vepër penale e sanksionuar me nenin 332 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, nr.04/082 dhe në rastet konkrete Policia e Kosovës dhe prokuroritë përkatëse do të duhej të ndërmerrnin hapa konkret para se rastet të procedoheshin në procedurë civile”, thuhet në raport.
Avokati i Popullit rikujton se e drejta për mbrojtje të pronës është e garantuar me nenin 46 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe Nenin 1 i Protokollit nr.1 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut (KEDNJ).
“Për më tepër, neni 3 i Kushtetutës së Republikës së Kosovës parasheh barazinë para ligjit, përderisa neni 2, paragrafi 3, në Ligjin për Agjencinë Kosovare të Privatizimit parasheh se ky ligj do të zbatohet në përputhje me parimet e parashtruara në Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe Protokollet e saj.”
Duke u nisur nga parimi i zbatimit të ligjshmërisë dhe me qëllim të përmirësimit dhe rritjes së efikasitetit të autoriteteve, Avokati i Popullit, në pajtim me nenin 135, paragrafi 3, të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, si dhe nenit 18, paragrafi 1.2, të Ligjit për Avokatin e Popullit, rekomandon që:
1. Agjencia Kosovare e Privatizimit të plotësojë vendimin nr. 270/2014 të datës 21 nëntor 2014 edhe për pronat për të cilat Agjencia ka përgjegjësi për të metat juridike të përmbushjes, të cilat janë shitur para datës 21 nëntor 2014.
2. Policia e Kosovës të veprojë në bazë të detyrave dhe autorizimeve të përgjithshme të përcaktuara me nenin 10, paragrafi 1, pika 1, pika 2 dhe pika 5, të Ligjit nr. 04/l-076 për Policinë dhe të procedojë rastet e uzurpimit të pronave të privatizuara pranë prokurorive publike përkatëse në pajtim me Kodin Penal dhe Kodin e Procedurës Penale;
3. Prokuroritë Publike të fillojnë procedurën penale kundër uzurpuesve të pronave të privatizuara në pajtim me Kodin Penal dhe Kodin e Procedurës Penale.
Raporti i plotë i Avokatit të Popullit lidhur me lirimin e pronave të ndërmarrjeve shoqërore të shitura nga Agjencia Kosovare e Privatizimit nga shfrytëzuesit e paligjshëm, thuhet se i është drejtuar sot, më 19 prill 2016 autoriteteve përgjegjëse.
“Në pajtim me nenin 132, paragrafi 3, të Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe nenin 28 të Ligjit për Avokatin e Popullit nr. 05/L-019, Avokati i Popullit pret të informohet për veprimet që do të ndërmarrin autoritetet përkatëse lidhur me këtë çështje, si përgjigje ndaj rekomandimeve të lartpërmendura, brenda një afati të arsyeshëm ligjor, më së largu brenda tridhjetë (30) ditësh nga dita e pranimit të Raportit lidhur me rastin”, thuhet në fund.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëIndia, anëtare e BRICS refuzon de-dollarizimin - përqafon dollarin amerikan
Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind
Meritaterm vazhdon kampanjën me super zbritje prej 33% për pompën termike më të mirë në treg, Toshiba
Foleja Home: Produkte cilësore dhe moderne për shtëpinë dhe zyren tuaj
Kjo është super platforma për menaxhimin e procesit të dhënies dhe marrjes me qera të veturave
Vezët Bio REA-s: Zgjedhje e shëndetshme për familjen tuaj
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Më të lexuarat
Arda Guler nga Turqia i dërgon mesazh Carlo Ancelottit për minutazhën te Real Madridi
Çfarë janë uraganet, sa të rrezikshëm janë dhe çfarë mund të ndihmojë në zbutjen e dëmeve?
Mbi 160 mijë euro, 696 kilogramë mjaltë e 250 kilogramë fasule ia gjejnë në shtëpi – Policia arreston të dyshuarin në Ferizaj për kontrabandë e tregti të ndaluar
Pamje nga vizita e Jakup Krasniqit te varri i vëllait, më pas i takon familjarët në fshatin e tij
Kaloi 50 mijë konkurrentë në audicion - kush është Nora Tushi, shqiptarja që po mahnit jurinë gjermane
Berisha: Do të dalin audio-incizime të tjera, do të na vijë turp