LAJMI I FUNDIT:

Veseli kërkon më shumë kundërkandidatë për të parin e PDK-së

Veseli kërkon më shumë kundërkandidatë për të parin e PDK-së

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka theksuar se sot është takuar Kryesia e kësaj partie për t’i koordinuar veprimet për Konventën e PDK-së, e cila do të mbahet më 7 maj.

Ai ka theksuar se ushtruesi i detyrës së PDK-së, Kadir Veseli ka kërkuar që të minimalizohen dhe liberalizohen kriteret që të ketë sa më shumë kandidatë për kreun e partisë.

“Veseli gjatë ditëve në vijim do t’i takojë kryetarët e degëve të partisë në tërë Republikën e Kosovës”, ka theksuar Krasniqi, transmeton Telegrafi.


Ai ka folur edhe për mundësinë e mbajtjes së zgjedhjeve nacionale, duke theksuar se zgjedhjet e ardhshme do të mbahen pas një viti e gjysmë.

“Në Kosovë nuk ka zgjedhje edhe për një vit e gjysmë, koha kur do të mbahen zgjedhjet lokale. Zgjedhjet parlamentare do të mbahen në vitin 2018. Moment i rëndësishëm për të gjithë t’i respektojmë këto mandate të plota”, ka theksuar Krasniqi. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Osmani takohet me admiralin Bauer: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi është prioritet strategjik për Kosovën

Osmani takohet me admiralin Bauer: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi është prioritet strategjik për Kosovën

Lajme
Mbeti i plagosur gjatë konfliktit ku u vra Martin Cani, flet babai i 14-vjeçarit: Janë dy vrasës, njëri është ende i lirë

Mbeti i plagosur gjatë konfliktit ku u vra Martin Cani, flet babai i 14-vjeçarit: Janë dy vrasës, njëri është ende i lirë

Lajme
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan

Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan

Lajme
​Tre muaj asnjë aplikim, subjektet politike ende nuk kanë dërguar listat e kandidatëve për deputetë

​Tre muaj asnjë aplikim, subjektet politike ende nuk kanë dërguar listat e kandidatëve për deputetë

Lajme
Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?

Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?

Lajme
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Lajme
Kalo në kategori