Mungon Stephen Curry, por ky fakt nuk përbën asnjë lloj problemi për Golden State Warriors që për të mundur edhe në takimin e dytë të fazës ‘play-off’, Houston Rockets iu fal Klay Thompsonit. 34 pikë 5 asiste dhe 3 rebound koleksionoi në total 26-vjeçari nga Los Angelesi, me kampionët në fuqi të NBA që triumfuan me shifrat 115-106 kundër skuadrës teksane, duke e çuar në 2-0 me ndeshje avantazhin ndaj Rocekts në çerekfinalet e Konferencës së Perëndimit.
Para fillimit të sfidës Curry ndjeu pak dhimbje dhe për të mos rrezikuar stafi teknik i Warriors e la pushim yllin e skuadrës por pavarësisht kësaj formacioni nga Oakland nuk u step duke zhvilluar një lojë shumë të mirë nga fillimi e deri në fund të sfidës, transmeton SuperSport. Në Oracle Arena nuk shkëlqeu vetëm Thompson pasi paraqitje pozitive bënë edhe Igoudala, Livingston e Green, ndërsa Houstonit në krahun tjetër nuk i mjaftuan 28 pikët e James Harden për të evituar disfatën e dytë.
Befasinë në mbrëmjen e NBA-së e dhuroi pa diskutim Dallas Mavericks që triumfoi në udhëtim ndaj Oklahoma City Thunder duke e barazuar në 1-1 serinë mes tyre në çerekfinalet e Perëndimit. 84-85 në favor të skuadrës teksane ishte rezultati i sfidës, me Felton që ishte më i miri në radhët e Mavericks me 21 pikë 11 rebound dhe 3 asiste. Te Oklahoma në kuotën e 21 pikëve u ndal edhe Kevin Durant, ndërsa Westbrook shtoi 19 të tjera, të pamjaftueshme gjithsesi për të evituar këtë humbje.
Barazoi në 1-1 ndërkohë serinë e çerekfinaleve në konferencën e Perëndimit Toronto Raptors. Në Air Canada Center skuadra e trajnerit Dwayne Casey mundi 98-87, Indiana Pacers, për meritë edhe të lituanezit Jonas Valanciuanas që koleksionoi në total 23 pikë dhe 15 rebound. Indianas nga ana tjetër nuk i mjaftuan 28 pikë e Paul George për të arritur fitoren e dytë radhazi ndaj Torontos.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t’u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët
Ardhja e Ancelottit i befasoi lojtarët e Real Madridit, pasoi një ‘çmenduri’ e plotë në dhomën e zhveshjes
Çmenduria e Ozil: Ngritë 50 kilogramë me një dorë dhe 50 me tjetrën – “bishë” në transformim trupor
Nga Spanja raportojnë se Lunin ka arritur marrëveshje me gjigantin e Ligës Premier
Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët
VAR sinjalizoi për kartonin e kuq "më të keq në histori" në ligën e Francës, ndërsa tifozët thonë 'ne menduam se Liga Premier ishte keq'
Çmenduria e Ozil: Ngritë 50 kilogramë me një dorë dhe 50 me tjetrën - "bishë" në transformim trupor
Lojtari i harruar i Liverpoolit, i cili iu bashkua klubit pesë vjet më parë pritet të shkëlqejë nën urdhrat e Arne Slot
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Këngëtari i famshëm britanik bën publike lidhjen me bukuroshen shqiptare, Xhoana Xheneti
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse
Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët
VAR sinjalizoi për kartonin e kuq "më të keq në histori" në ligën e Francës, ndërsa tifozët thonë 'ne menduam se Liga Premier ishte keq'