Grupi i Asamblistëve të PDK-së në Kuvendin Komunal në Prishtinë ka deponuar sot në Ministrinë e Administrimit dhe Pushtetit Lokal kërkesën për anulimin e mbledhjes urgjente të thirrur nga Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti me datën 14 prill 2016.
“Kjo kërkesë është e bazuar në nenin 7 pika 2 të Udhëzimit Administrativ 02/2015 në të cilin specifikohen arsyet se kur mund të thirret një mbledhje urgjente e Kuvendit Komunal “Mbledhjet urgjente të kuvendit të komunës mund të thirren në rast të fatkeqësive natyrore dhe rrethanave tjera urgjente në komunë” dhe kjo mbledhje urgjente nuk përmbanë asnjë element të tillë”, thuhet në komunikatë.
PDK dega në Prishtinë ka shprehur shqetësimin me shkeljet e vazhdueshme ligjore që Komuna e Prishtinës dhe Kryetari i saj i bëjnë me vetëdije të plotë dhe në rast të mos anulimit të kësaj mbledhje si pasojë e shkeljeve thelbësore procedurale krijohet një precedent negativ për mbarëvajtjen e të gjitha Kuvendeve Komunale në Kosovë.
PDK dega në Prishtinë është e bindur dhe e vendosur në kërkesën e saj dhe do të shfrytëzojë të gjitha mundësitë ligjore dhe institucionet përkatëse deri në realizimin e saj./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAksident i rëndë trafiku në Prishtinë mes një veture dhe dy motoçikletave
Martesa e dy vajzave në bashkinë e Tiranës, ligji shqiptar nuk lejon martesa të së njëjtës gjini, reagon Kisha Katolike
Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin
Kasami: Deklarata të rrezikshme nga Ali Ahmeti, VLEN nuk është e interesuar për konflikte mes shqiptarëve
Tahiri: 30 maji është data e fundit që të shpërbëhet Kuvendi
Kusari - Lila: Nuk kemi kërkesë zyrtare për shpërberje të Kuvendit
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Qysh nga raundi i parë u vërejt se diçka nuk shkon me Tyson Furyn - tani publikohen pamjet
Besnik Berisha: Enver Sekiraqa nuk është arratisur
Ato që dimë deri tani rreth aeroplanit “të rrëzuar” të presidentit të Iranit
Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin
"Askush nuk donte të fliste me mua te Barcelona, vetëm Eric Abidal” - ylli i ri francez tregon vuajtjet te gjiganti i La Ligas
Aeroplani “i rrëzuar” i presidentit të Iranit, thuhet se tanimë ka pasur një kontakt me pasagjerët dhe anëtarët e ekuipazhit