LAJMI I FUNDIT:

Fundjavë tragjike në Maqedoni

Fundjavë tragjike në Maqedoni

Fundjavë e zezë për Maqedoninë, ku janë regjistruar një numër aktesh tragjike me fund fatal, vdekje të personave, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Mbrëmë në Shkup është gjetur trupi i pajetë i 53 vjeçares, Milica M, në banesën e saj, ku jetonte si qiraxhie. Mjekët kanë konstatuar se nuk ka patur shenja dhunë në trupin e saj.

Rasti tjetër ka ndodhur në rajonin e Negotinës, ku 54 vjeçari Gjorgji. M, ka rënë nga traktori që ka qenë në lëvizje dhe është shkelur nga ky traktor, ndërkaq në Gostivar është gjetur trupi i pajetë i 70 vjeçarit, F. Veliji nga Vrapçishti, në barakat e firmës ndërtuese ”Mavrova”.


Rasti më i ri ka ndodhur sot në mëngjes, kur në trotuar në Kumanovë, është gjetur trupi i pa jetë i 62 vjeçarit, L, M. Policia ka bërë të ditur se pesoni në fjalë ka bërë vetëmbytje./Telegrafi/