LAJMI I FUNDIT:

Juve humbi një thesar

Juve humbi një thesar

Beppe Marotta e ka quajtur Claudio Marchision një thesar të klubit.

Mesfushori italian pësoi një lëndim serioz në ndeshjen ndaj Palermos dhe pritet të mungojë rreth gjashtë muaj.


“Fatkeqësisht, diagnoza është konfirmuar. Është një lëndim i tmerrshëm që i ka ndodhur një futbollisti serioz dhe profesionist, një thesari të Juventusit”.

“Koha e riaftësimit do të jetë e gjatë. Është diçka që nuk e kemi pritur. Është pjesë e lojës sonë, por shpresoj që të kthehet sa më shpejt që është mundur”, ka deklaruar shefi i Juves.

Marchisio nuk do të luajë në ‘Euro 2016’ dhe kthimi i tij pritet të ndodhë kah mesi i muajit tetor. /Telegrafi/