Nga 56 të falur, abolimin e Ivanonit e refuzuan vetëm 11 vetë (Video)
Deri më tani, abolimin e Ivanovit, zyrtarisht e kanë refuzuar vetëm 11 nga 56 politikanë, ish ministra, funksionarë të lartë, kryetarë komunash dhe biznesmenë. Edhe pse partitë politike nuk u pajtuan me këtë vendim të Ivanovit dhe kërkuan që ai ta tërheq vendimin, megjithatë ai këtë nuk e bëri.
I pari që në konferencë për shtyp e refuzoi abolimin ishte kryetari i LSDM-së Zoran Zaevi, i cili deri tani, dy herë i shkroi Ivanovit, se nuk e pranon abolimin. Pas tij, abolimin e refuzoi edhe ish lideri i LSDM-së dhe ish kryetari i vendit Branko Cërvenkovski, i cili informoi se as ka kërkuar abolim dhe as kundër tij është zhvilluar hetim. Abolimin e refuzuan edhe kryetari i Kuvendit Trajko Veljanovski, anëtari i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve Bedredin Ibraimi, ish kreytari i Komunës Qendër, biznesmeni Vlladimir Todoroviq, kryetari i komunës së Manastirit Vlladimir Taleski, ish kryeministri dhe lideri i VMRO-DPMNE-së Nikolla Gruevski, si dhe njeriu i parë i DKS-së Sasho Mijallkov. Edhe prokurorët e Prokurorsië Speciale, Fatime Fetai, Lile Stefanova dhe Gavril Bubevski, e refuzuan abolimin e Ivanovit. Deri tani, publikisht nuk janë prononcuar, rekorderët në abolim, ish ministri për transport dhe lidhje Mile Janakieski, i cili është aboluar për 16 raste dhe ish ministrja e brendshme Gordana Jankullovska, e aboluar për 13 raste.
“Edhe një herë e përsëris, ai i cili konsideron se i kam marrë ndonjë të drejtë, ka bërë ndonjë shërbim të keq dhe pafajësinë e tij dëshiron ta dëshmojë në gjyq, i bëj thirrje që personalisht, me letër të dorëzojë kërkesë për anulimin e vendimit që ka të bëjë me të. Kur do t’i kem këto kërkesa, do të thërras ekspertë juridikë për të ofruar zgjidhje të mundshme ligjore”, deklaroi presidenti Ivanov.
Dhe përderisa për një pjesë të ekspertëve, ky veprim i Ivanovit është i pamenduar, për të tjerë, ai është plotësisht i arsyeshëm dhe i pastër, njofton tv21.
“VMRO-DPMNE-ja si parti, jo vetëm që është legale, por është edhe në pushtet dhe fuqia e saj është e madhe, prandaj mundësia që ajo të tronditet nga jashtë është shumë e vogël. Kjo parti vepron nën një subordinim, dëgjueshmëri, hierarki dhe rrjet të fortë dhe për më tepër, është në pushtet. Kur është në pushtet, ajo mund t’ia lejojë vetes shumëçka, gjë që në rrethana normale nuk do t’ia lejonte, siç bëri kryetari i vendit Gjorgji Ivanov”, tha profesori universitar Lubomir Cucullovski.
Për profesoreshën Karakamisheva, vendimi i kryetarit, nga aspekti ligjor është shumë i qartë.
“Vendimi është i pastër si kristali, i mbështetur në kushtetutë dhe në ligje. Kryetari, në asnjë moment nuk ka dalë jashtë kompetencave kushtetuese dhe ligjore dhe këtu nuk ka asgjë kontestuese. Të gjitha akuzat se kryetari ka bërë ndërhyrje në Kushtetutë dhe e ka keqpërdorur mundësinë e tij kushtetuese, janë deklarata politike të montuara, që subjekteve politike duhet t’u sjellin poenë politikë”, tha Karakamisheva.
Për ata që nuk duan të abolohen, akoma nuk ka sqarim nga kryetari i vendit, se si do të veprohet ndaj këtyre kërkesave. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëJashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën
Lirohet Nol Nushi, jep detaje pas ndalimit në kufirin Kosovë - Maqedoni
"Fëmijët kërkojnë të vizitojnë varrin e nënës", avokati i familjes së Liridona Ademajt: Presim burgim të përjetshëm
Maqedonci në SHBA: Kosova do të ketë helikopterë ‘Black Hawk’
"Duhej plotësuar shumë dokumente", Haradinaj për Kurtin: Është fyese mos me i vizitu ish-krerët e UÇK-së në Hagë
Mbyllja e institucioneve paralale, Krasniqi: Jo pse janë mbyllur, por pse kanë qenë ta hapura deri sot
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Ia përmendën faktin që s'ka fëmijë, Rozana Radi qan me dënesë: Unë jam pa shtëpi vetëm për këtë, më shumë shkoj unë në spital se doktorët
Videoja e BBVA që po bëhet virale, G Bani dhe Laerti flasin greqisht me gjuhë denigruese dhe kërcënuese për Gjestin
Jashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën
Situatë tejet e tensionuar mes Rozanës dhe Gertës në BBVA, G Bani hyn në mes që t'i ndajë
Kontrata e shekullit në futboll: Përveç milionave, Ronaldo po bëhet edhe bashkëpronar te Al Nassr
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime