LAJMI I FUNDIT:

Fitore e lehtë për Liverpoolin (Video)

Fitore e lehtë për Liverpoolin (Video)

Liverpool ka arritur një fitore tejet të vlefshme në udhëtim tek Bourmerouth.

Pas kalimit në gjysmëfinale të Ligës së Evropës, trajneri gjerman i Liverpoolit vendosi t’i pushoi të gjithë titullarët e takimit me Dortmundin.

F+C+Bournemouth+v+Liverpool+Premier+League+ms4mFQ8fgs3x


Kështu në fushë u hedhën nga minuta e parë lojtarë të rinj dhe ata që nuk kishin minuta të shumtë këtë edicion.

Edhe pse nuk kanë luajtur shumë, në takim me Bourmerouthin rezervistët e Liverpoolit kanë bindur duke fituar me rezultat të pastër 2-1.

Golin e parë e shënoi mesfushori brazilian, Roberto Firmino në minutën e 41-të, ndërsa të dytin e realizoi Daniel Sturridge në minutën e fundit të pjesës së parë.

F+C+Bournemouth+v+Liverpool+Premier+League+VG-fT_h0y18x

Në pjesën e dytë Liverpool uli ritmin e ndeshjes, ndërsa u pa vetëm edhe një gol nga vendasit në minutën e fundit të ndeshjes kur shënoi sulmuesi Joshua King për rezultatin përfundimtar 1-2.

Me këtë fitore Liverpool është ngritur në pozitën e shtatë në tabelë me 51 pikë të grumbulluara, ndërsa ndeshjen e radhës e zhvillon në ‘Anfield’, ndaj Evertonit. /Telegrafi/