LAJMI I FUNDIT:

Banjat, shtyllë kryesore ekonomike e Dibrës

Banjat, shtyllë kryesore ekonomike e Dibrës

Vizitorët e banjave në Dibër janë shtylla kryesore ekonomike në komunën e Dibrës, ndërkaq kjo ndërmarrje private me investime të brendshme, jep mundësi të mëdhaja të uljes së papunësisë, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Kjo u tha nga kryetari i komunës së Dibrës, Ruzhdi Lata, në ceremoninë e investimit më të ri në banjën Capa.


Investitori dhe drejtori i përgjithshëm i banjës, Mexhit Capa, theksoi se që pas 2004, kur u privatizua kjo banjë, e deri tani, janë investuar mbi 7 milion euro, duke krijuar kushte moderne për turizëm banjor, ku më së shumti ka mysafirë nga jashtë, pra rreth 60%./Telegrafi/