LAJMI I FUNDIT:

Presidenti i Barcelonës thumbon keq Real Madridin

Presidenti i Barcelonës thumbon keq Real Madridin

Presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu, e ka ngacmuar klubin e Real Madridit.

Ai e quajti në njëfarë mënyre me fat kualifikimin e Realit në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.


“Ne dhe Reali patëm fate të ndryshme në Ligën e Kampionëve. Barcelona vitin e kaluar u përball me të gjithë kampionët dhe në fund triumfoi”, deklaroi Bartomeu.

Ju kujtojmë që Reali pati përballë Romën dhe Wolfsburgun, ndërsa Barcelona u takua me Arsenalin dhe Atletico Madridin.

Tani, kundërshtari i radhës për “Los Blancos” është Manchester City, ndërsa për të mësuar kundërshtarët e ri Barcelona duhet ta presë edicionin e ardhshëm të Ligës së Kampionëve, pas eliminimit nga Atletico.