Kompleksi metalurgjik “Ferronikeli” në Drenas, sipas një vendimi të mëhershëm të menaxhmentit, ka ndalur prodhimin për 90 ditë, kurse rreth 30 për qind e punëtorëve nuk punojnë ose punojnë vetëm kur kanë nevojë.
Ndërmarrja ka shpallur ndërprerje të planifikuar të prodhimit nga fillimi i këtij muaji për shkak të, siç kanë thënë përmes postës elektronike zyrtarë të kësaj kompanie, problemeve teknike dhe rënies së vazhdueshme të çmimit të nikelit në tregun e metaleve, çka thuhet se po shkakton humbje të konsiderueshme për kompaninë.
Kjo ndërmarrje, nga Agjencia Kosovare e Mirëbesimit, është privatizuar me metodën e ‘spin-off-it’ special, në fund të vitit 2005. Ndërmarrja është shitur për 30.5 milionë euro. Kurse zotimet e blerësit privat kanë qenë për 20 milionë euro investime për 3 vitet e para.
Lindita Daija, zëdhënëse në këtë kompani, ka thënë se “në fabrikë do të implementohet Plani i Mirëmbajtjes dhe Kujdesit (“CAMP”). CAMP do të përfshijë rinovimin e furrës rrotulluese dhe furrës elektrike në linjën 1, si dhe pajisjeve të tjera mirëmbajtëse.
“Procesi është i planifikuar të zgjasë përafërsisht 90 ditë. Menaxhmenti i NeëCo Ferronikelit beson se, pas përfundimit të suksesshëm të “CAMP”, prodhimi do të rifillojë atëherë kur nuk do të ketë probleme teknike të papritura dhe kur kushtet e tregut do të jenë të përshtatshme”, ka thënë Daija.
Situata në këtë kompani ka shqetësuar tej mase punëtorët.
Fehmi Nika, kryetar i Sindikatës se Punëtorëve ka thënë për Radion Evropa e Lirë se ndërmarrja numëron rreth 900 punëtorë, kurse edhe 250 të tjerë janë punëtorë të bizneseve private të kontraktuar nga ‘Ferronikeli’
Nika thotë se aktualisht pushojnë 30 për qind të punëtorëve, kurse pagesën e marrin në vlerën prej 70 për qind të pagës me ulje.
Siç thotë ai, për shkak të rënies së çmimit të nikelit në tregun ndërkombëtar, më herët ka pasur ulje të pagave në këtë kompleks. Para uljes, paga mesatare ka qenë 460 euro në muaj.
Prej menaxhmetit ka pasur premtime se nuk do të zvogëlohet asnjë vend i punës, por garanacione definitive nuk ka.
Rreziku është gjithmonë permanent. Tash për tash as 10 për qind e punëtorëve nuk vijnë në punë, por rrogat i marrin. Pasi punëtorët vijnë në punë, sipas nevojës që ka “Ferronikeli”.
Edhe Lindita Daija thotë se nuk është larguar asnjë punëtorë nga puna dhe nuk është paraparë një gjë e tillë gjatë kësaj periudhe. Menaxhmenti, thotë ajo, do të bëjë të pamundurën që t’i mbajë të gjithë punëtorët në punë.
Nga situata e krijuar në gjigantin e prodhimit të nikelit, kanë pësuar edhe kompanitë private dhe punëtorët e kontraktuar për punë në terren nga “Ferronikeli”. Një nga to është kompania “Dino Company” e cila ka pasur kontratë më të.
Pronari i kësaj kompanie Sabedin Salihu, për Radion Evropa e Lirë, ka treguar se është detyruar të largojë nga puna 120 punëtorë. Ai madje tregon se që nga muaji korrik i vitit të kaluar “Ferronikeli” nuk ka përfunduar obligimet financiare ndaj kësaj kompanie, e që arrijnë në vlera të mëdha financiare.
“Të gjithë punëtorët kanë mbetur në shtëpi. Sezoni fillon nga muaj mars deri në dhjetor. Por, puna nuk ka filluar dhe i kemi shkëputur kontratat, sepse nuk ka pune. Neve na është thënë për shkak të çmimit të lartë të energjisë elektrike”.
Borxhet që Ferronikeli ka ndaj kontraktorëve, nuk i bëjnë të ditur as zyrtarë të kompanisë, pasi sipas tyre, “çështjet financiare janë punë e brendshme e një biznesi”.
Ndryshe, për shkak se blerësi i ndërmarrjes se re Ferronikeli, kishte përmbushur dhe tejkaluar zotimet për investime dhe punësim, bordi i Agjencisë Kosovare të Privatizimit, në vitin 2009, kishte vendosur që këtë ndërmarrje ta lirojë nga monitorimi dhe raportimi i mëtutjeshëm për investime dhe punësim. /Rel/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Wiz Khalifa i pasionuar pas tepihut të punuar nga kompania kosovare ZiuuRugs

Viva Fresh, gjiganti i Kosovës që po riformëson ekonominë vendore!

Trump kërcënon me tarifa 200% për alkoolin evropian ndërsa lufta tregtare vazhdon të përshkallëzohet

GALERIA Shopping Mall dhe Shoqata Humanitare Bereqeti hapin nismën humanitare

Pasi i rriti tarifat prej 50 për qind, Trump 'bëhet pishman': Po shikoj mundësinë e uljes së tyre

Shijo croissant INTERESANT Coop në Super Viva!

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker