LAJMI I FUNDIT:

Lëvizja Vetëvendosje: Elita maqedonase ka aleatët shqiptarë, të cilët i lidhin afera korruptive

Lëvizja Vetëvendosje: Elita maqedonase ka aleatët shqiptarë, të cilët i lidhin afera korruptive

Lëvizja VETËVENDOSJE! po përcjell me vëmendje ngjarjet e fundit që po ndodhin në Maqedoni, protestat e demonstratat kundër presidentit Ivanov dhe kundër Ministrisë së Drejtësisë, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Këto protesta nisën pasi që presidenti maqedonas Gjorge Ivanov shpalli me dekret presidencial faljen e të gjithëve atyre që ishin nën hetime lidhur me aferat e publikuara në përgjimet skandaloze të cilat vetëm pjesërisht janë botuar në vitin e shkuar.

Përgjimet vërtetuan botërisht se Maqedonia qeveriset prej një elite tepër të korruptuar, mafioze, e cila mbështetet fort mbi ideologjinë e diskriminimit etnik, viktimë e të cilit diskriminim janë gjerësisht shqiptarët e Maqedonisë.


Kjo elitë maqedonase ka edhe aleatët e saj shqiptarë, me të cilët i lidhin aferat korruptive e mafioze. Edhe pse këta pushtetarë shqiptarë pretendojnë se përfaqësojnë shqiptarët e Maqedonisë, ky popull vazhdon të mbetet në kushte varfërie ekstreme dhe prapambetjeje në të gjitha aspektet. Diskriminimi i shqiptarëve në Maqedoni shihet me sy të lirë, prej Kumanovës në Likovë, prej Haraçinës në Çair e në Shkup, prej Tetovës në Gostivar e Kërçovë, e kudo që shqiptarët banojnë të getoizuar. Si zakonisht në historinë tonë, çdo pushtet antishqiptar, i ka gjetur aleatët e vet shqiptarë për ta lehtësuar sundimin e vet.

Protestat dhe demonstratat kundër veprimit të poshtër të Gjorge Ivanovit, që i amnistoi ata që janë fajtorë për apartheidin e mjerimin, janë të drejta.

Është e pakuptimtë dhe njëkohësisht e papranueshme që qeveritë, e sidomos Ministritë e Jashtme të Shqipërisë e të Kosovës kanë heshtur deri më tani. Është në interesin e thellë të çdo politike shqiptare që ata që janë përfshirë në skandalet e publikuara prej përgjimeve në Maqedoni, të mbajnë përgjegjësi ligjore. Po ashtu është në interesin tonë që ato përgjime të publikohen në tërësi.

Heshtja e neutraliteti i Kosovës dhe i Shqipërisë zyrtare e ndihmon elitën antishqiptare e kriminale të Maqedonisë që ta zgjasë jetën e vet. Kjo nuk është thjesht amatorizëm në politikën e jashtme, por tregon mungesën e një doktrine diplomatike shqiptare sa i përket Maqedonisë, edhe pse aty jeton një pjesë domethënëse e bashkëkombasve tanë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Sondazhi i parë i Valicon për zgjedhjet e 9 shkurtit, këto janë rezultatet

Sondazhi i parë i Valicon për zgjedhjet e 9 shkurtit, këto janë rezultatet

Lajme
Dhjetëra persona kërkojnë ndihmë për evakuim dhe trajtim mjekësor, policia jep detaje për zjarrin në Emshir

Dhjetëra persona kërkojnë ndihmë për evakuim dhe trajtim mjekësor, policia jep detaje për zjarrin në Emshir

Lajme
Pankarta për Kosovën në protestat e studentëve në Serbi

Pankarta për Kosovën në protestat e studentëve në Serbi

Lajme
Objekti banesor përfshihet nga zjarri në Emshir të Prishtinës

Objekti banesor përfshihet nga zjarri në Emshir të Prishtinës

Kronika e Zezë
Policia në kërkim të një personi në Prishtinë, publikon fotografinë e tij

Policia në kërkim të një personi në Prishtinë, publikon fotografinë e tij

Kronika e Zezë
ShBA lejon blerjen e helikopterëve “Black Hawk” për FSK-në, Fetoshi: Arritja më e madhe për Kosovën dhe mesazh i qartë për Serbinë

ShBA lejon blerjen e helikopterëve “Black Hawk” për FSK-në, Fetoshi: Arritja më e madhe për Kosovën dhe mesazh i qartë për Serbinë

Lajme
Kalo në kategori