LAJMI I FUNDIT:

Messi në formën më të keqe në karrierë, ja pse

Messi në formën më të keqe në karrierë, ja pse

Ylli i Barcelonës, Lionel Messi, pa dyshim se është në formën më të dobët në karrierën e tij.

Futbollisti argjentinas ka pesë ndeshje që nuk ka shënuar gol apo nuk ka bërë asist, dhe tash po bëhet një muaj që po vazhdon kjo formë e dobët e tij.

Në këto pesë ndeshje pa shënuar dhe asistuar Barca ka fituar vetëm një herë.

Për herë të parë në vitin 2010 argjentinasi shkoi deri në pesë ndeshje pa shënuar gol apo pa asistuar.


Messi tash ka ecurinë më të keqe në karrierën e tij prej 7 ndeshje pa shënuar nga loja e hapur, pesë për klubin dhe dy për kombëtaren, e që në total këto janë 632 minuta, apo 10 orë futboll pa shënuar, shkruan Telegrafi.

Messi ende është golashënuesi më i mirë në kampionatin spanjoll me 22 gola, përderisa Cristiano Ronaldo është në krye të klasifikimit me 29 gola.

Messi është në vendin e tretë me 10 asistime, bashkë me Koken dhe Gareth Bale, teksa Ronaldo e Neymar kanë nga 11 asistime, kurse Suarez është mbreti me 13 asistime. /Telegrafi/