”Platforma e organizatave qytetare për luftë kundër korrupsionit” i drejtohen kryetarit Ivanov me letër të hapur
Platforma e organizatave qytetare për luftë kundër korrupsionit ka reaguar me një shkrim publik të drejtuar kryetarit të Maqedonisë kundër aktit të përgjithshëm për ndërprerje të të gjithë procedimeve penale kundër personave për të cilët ka procedim ose ekzistojnë dyshime për kryerje të veprave penale lidhur me krizën politike, njofton Telegrafi Maqedoni.
”Kryetari i Republikës së Maqedonisë është i obliguar ta mbrojë interesin e qytetarëve për sundim të pakushtëzuar të së drejtës dhe për forcimin e shtetit të së drejtës. Në këto kushte të krizës politike, zbatimi i të gjithë hetimeve për keqpërdorime lidhur me burimet e krizës politike, të cilët për momentin i zbaton PSP por edhe Prokuroritë Publike, është interes publik.
Në kundërshtim me këtë, vendimi i presidentit për falje nuk ka bazë juridike, meqenëse neni 11 i Ligjit për falje është anuluar me Ligjin për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për falje të miratuar nga Kuvendi i Republikës së Maqedonisë në vitin 2009, me të cilin falja respektivisht abolicioni nuk është i mundur. Funksioni normativ është në kompetencë ekskluzive të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë e jo të Gjykatës Kushtetuese, dhe vetëm Kuvendi mund të sjell ndryshime dhe plotësime të Ligjit për falje.
Si organizata të cilat luftojmë kundër korrupsionit konsiderojmë që zgjidhja e krizës politike, e cila buron nga korrupsioni i përhapur dhe keqpërdorimi i pushtetit nga ana e individëve në nivel të lartë nuk duhet dhe nuk guxon të zgjidhet me falje.
Çelësi në luftën kundër korrupsionit është bindja e qytetarëve në faktin që askush nuk është i paprekshëm nga ligji dhe që çdokush për të cilën ka indikacione se e ka keqpërdorur detyrën zyrtare për dobi private, ose po ka kryer ndonjë vepër tjetër joligjore, do të jetë lëndë e hetimit dhe nëse do të ketë akuzë do të ketë gjykim të drejtë.
Vetëm në atë mënyrë, përmes hetimit, gjykimit të drejtë dhe bartjes së përgjegjësisë për keqpërdorim të pushtetit mund të ketë zgjidhje afatgjate dhe të qëndrueshme të krizës politike dhe sundimit të mëtutjeshëm të ligjit. Veprimi i këtillë arbitrar, antikushtetues dhe antiligjor i presidentit në mënyrë plotësuese kontribuon drejt thellimit të krizës politike, paqëndrueshmërisë së shtetit dhe me siguri do të shpijë drejt humbjes së rekomandimit për fillim të negociatave me Bashkimin Evropian, i cili është i kushtëzuar me zbatim të tërësishëm të Marrëveshjes së Përzhinos.” thuhet në reagimin e Platformë së organizatave qytetare për luftë kundër korrupsionit./Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë"KOSOVA BOJKOTON", qytetarët me iniciativë për bojkotim të marketeve me datën 10 shkurt për shkak të çmimeve të larta
Presidentja Osmani sot në Departamentin Amerikan të Shtetit
Policia e Kosovës kërkon ndihmë për identifikimin e personit të dyshuar për falsifikim dokumentesh
Supremja rrëzon vendimin e PZAP-it ku kishte dënuar me shtatë mijë euro koalicionin Listën për Familje
Arrestimi i gjashtë personave në Pejë për vrasje në tentativë, Prokuroria kërkon sigurimin e të pandehurve në procedurë penale
Hiqen vizat Kosovë-Izrael, nga 5 maji qytetarët do të udhëtojnë pa viza
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Krizë lëndimesh te Real Madridi: Ancelotti fton "Van Dijkun e ri" në skuadër
Donald Trump krijoi Fondin Sovran - cilat vende e kanë dhe pse është e rëndësishme?
Një tjetër shans për Gertën: 'Po' ose 'Jo' - publiku vendos nëse ajo duhet të vazhdojë rrugëtimin e saj në Big Brother VIP Albania
Zelensky ofron furnizim me minerale për SHBA-në në këmbim të mbështetjes ushtarake
Ledion Liço njofton se spektakli i së shtunës anulohet për shkak të zgjedhjeve në Kosovë: BBVA ka treguar se sa të bashkuar janë shqiptarët
Shala, Januzi dhe Bahtijari pranuan fajësinë e u dënuan, Haradinaj: Populli vendos – heronj apo dështakë?