LAJMI I FUNDIT:

Boksieri që ia mori titullin Klitschkos: Kam sulme të mëdha racore, askush nuk do që një cigan të ketë sukses!

Boksieri që ia mori titullin Klitschkos: Kam sulme të mëdha racore, askush nuk do që një cigan të ketë sukses!

Tyson Fury thotë se është duke u bërë akoma më shumë shënjestër e abuzimit racor qëkur është bërë kampion i botës.

Fury, i cili rrjedh nga një familje ciganësh, thotë se askush nuk dëshiron që “një cigan të ketë sukses”.

“Më bëhen shumë më tepër abuzime racore sesa në të kaluarën. Kam pasur sukses dhe njerëzve nuk u pëlqen diçka e tillë – sa më shpejt që të më largojnë nga maja, aq më mirë”.


“E kam pritur diçka të tillë, sepse askush nuk dëshiron ta shohë një cigan të jetë i suksesshëm”, ka deklaruar Fury për BBC Sport.

27-vjeçari njëherësh ka thënë se tash nuk ka as motivim për ri-meçin kundër Wladimir Klitschkos që është caktuar për 9 korrik në Manchester Arena. /Telegrafi/