Ndotja e ajrit në Kosovë po trajtohet si një shqetësim serioz. Kohë më parë, përfaqësues të Organizatës Botërore të Shëndetësisë kishin alarmuar se nga niveli i ndotjes së ajrit në Kosovë, shkaktohen mbi 800 vdekje të parakohshme në vit.
Njëri prej faktorëve të ndotjes së ajrit, vlerësohet të jetë përdorimi i shtuar i makinave me lëndë djegëse dhe veturave në përgjithësi.
Në Kosovë llogaritet se ka mbi 286 mijë automjete, prej të cilave disa janë prodhime të vjetra. Përderisa përdorimi i pajisjeve ekologjike për transport është gati minimal.
Konsorciumi Kosovar i Shoqërisë Civile për Zhvillim të Qëndrueshëm, në bazë të një hulumtimi ka nxjerrë si konkluzion se mosha mesatare e veturave të regjistruara në Kosovë, është 18 vjet, apo 10 vjet më shumë se mesatarja e veturave që qarkullojnë në Evropë.
Visar Azemi nga ky konsorsium, ka thënë se ndonëse Qeveria e Kosovës kishte marrë vendim që në vitin 2011 veturat që importohen të mos jenë më të vjetra se 13 vjet, më pas ky vendim është shfuqizuar, kështu që tani veturat mund të importohen pa kurrfarë baze, sa u përket standardeve mjedisore dhe atyre të sigurisë.
“Ne kemi ngritur shqetësim të madh sa i përket ndikimit të këtyre veturave për ambient, lirimit të gazrave dhe sigurisë në publik”.
“Shqetësim tjetër ka qenë kontrollimi teknik e që nuk u janë nënshtruar procedurave dhe limiteve sa i përket lirimit të gazrave, nga qendrat e kontrollit teknik. Gjithashtu shifër alarmante ka qenë se gjatë vitit 2014, kanë qenë 16 mijë e 300 aksidente ku nga to kanë humbur jetën 100 persona”, ka thënë Azemi.
Në anën tjetër ministri i Financave në Qeverinë e Kosovës, Avdullah Hoti, ka deklaruar se gjendja ekonomike ka ndikuar që përcjellja e teknologjisë së avancuar për ruajtjen e ambientit, të jetë në proporcion të zhdrejtë me kërkesat e qytetarëve.
“Vitin e kaluar janë importuar mbi 18 mijë vetura. Veturat që e plotësojnë standardin janë 50.03 për qind, e që konsiderohet situatë e kënaqshme duke marrë parasysh gjendjen ekonomike. Gjithashtu çdo vit dalin nga përdorimi 15 mijë vetura”.
“Ne konsiderojmë se heqja e kufizimit të vjetërsisë, do të ndikojë që nga qarkullimi të largojë veturat më të vjetra se 25 vite që njëherësh janë ndotësit më të mëdhenj të ambientit. Politikat tona janë të orientuara që të largohen këto vetura të vjetra, që në kohën kur janë prodhuar nuk është kërkuar të përmbushin kritere të larta ambientale”, ka theksuar Hoti.
Kurse kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka folur për masat që komuna mund të ndërmarrë për përmirësimin e gjendjes aktuale me veturat e vjetra.
“Kryetarja e Parisit i ka shpallur luftë makinave. Gjithashtu në New York që moti i është shpallur luftë makinave, dhe do të vjen koha kur edhe ne në Kosovë do ti shpallim luftë makinave. Kur them luftë, mendoj ta zvogëlojmë numrin e veturave dhe ta ndryshojmë qasjen që kemi për makina”, ka thënë Ahmeti.
Ndërkohë, Tahire Gjergji nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, ka thënë se njeriu gjatë ditës konsumon rreth 15 deri në 17 kilogramë ajër, andaj cilësia jo e mirë e ajrit ka bërë që në Kosovë sëmundjet kardiovaskulare dhe ato respiratore të mbesin në vendin e parë duke prirë si sëmundje.
“Me ngritjen e numrit të automjeteve të vjetruara, situata është bërë serioze. Ne bëjmë përcjelljen e sëmundjeve kardiovaskulare, atyre respiratore dhe shumë sëmundje që janë të ndërlidhura me kualitetin e ajrit që ne thithim, dhe kjo nuk do koment pasi që këto sëmundje prijnë në listën e sëmundjeve jo ngjitëse në Kosovë”, ka thënë Gjergji.
Sidoqoftë, përfaqësues të Organizatës Botërore të Shëndetësisë disa herë kanë tërhequr vërejtjen për rëndësinë që ka mbajtja e mjedisit të pastër për shëndetin dhe jetën e njeriut.
Edhe raporti global i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, vë në ndërlidhje të ngushtë kushtet e ambientit dhe individët që i ekspozohen mjedisit jo të pastër, e që kanë predispozita për sëmundje të ndryshme. /Rel/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëIndia, anëtare e BRICS refuzon de-dollarizimin - përqafon dollarin amerikan
Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind
Meritaterm vazhdon kampanjën me super zbritje prej 33% për pompën termike më të mirë në treg, Toshiba
Foleja Home: Produkte cilësore dhe moderne për shtëpinë dhe zyren tuaj
Kjo është super platforma për menaxhimin e procesit të dhënies dhe marrjes me qera të veturave
Vezët Bio REA-s: Zgjedhje e shëndetshme për familjen tuaj
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Më të lexuarat
Arda Guler nga Turqia i dërgon mesazh Carlo Ancelottit për minutazhën te Real Madridi
Çfarë janë uraganet, sa të rrezikshëm janë dhe çfarë mund të ndihmojë në zbutjen e dëmeve?
Mbi 160 mijë euro, 696 kilogramë mjaltë e 250 kilogramë fasule ia gjejnë në shtëpi – Policia arreston të dyshuarin në Ferizaj për kontrabandë e tregti të ndaluar
Pamje nga vizita e Jakup Krasniqit te varri i vëllait, më pas i takon familjarët në fshatin e tij
Kaloi 50 mijë konkurrentë në audicion - kush është Nora Tushi, shqiptarja që po mahnit jurinë gjermane
Berisha: Do të dalin audio-incizime të tjera, do të na vijë turp