Enver Sekiraqa u mor në pyetje nga prokurori i rastit për vrasjen e Triumf Rizës. Megjithëse ishte planifikuar të fillonte në orën 10:30, seanca ndaj Enver Sekiraqës nuk filloi deri në orën 11 e 30 për arsye se i akuzuari nuk u soll në gjykatë nga Shërbimi Korrektues ku ndodhet në paraburgim.
Në gjykimin ku Sekiraqa po akuzohet për nxitjen në vrasjen e Triumf Rizës, i akuzuari gjatë marrjes në pyetje nga prokurori i këtij rasti, Andrew Carney, tha se Riza në njëfarë mënyre e kishte shpëtuar nga vrasja apo plagosja në incidentin që kishte ndodhur në ”Swiss Casino”.
“Faktikisht, të jem real, mos me m‘pas mbajt atje tek shanku, afër krahut, e kam fjalën për Triumfin, shumë lehtë kam mundur të jem i vrarë ose i plagosur, çka në kokën time gjithmonë ka qenë ajo që kam pas njëfarë mirënjohje në atë drejtim (për Triumfin)”, tha Sekiraqa.
Sekiraqa gjatë seancave të kaluara për të cilat kishte shkruar KALLXO.com, kishte thënë se me të filluar incidenti në “Swiss Casino”, për të cilin tha se e filloi polici Arben Selmani, ai ishte kapur për krahu nga Triumf Riza dhe ishte vendosur prapa një shanku ku duke e tërhequr i kishte rrëshqitur dora dhe e kishte goditur jo-fort Sekiraqën në fytyrë.
Sekiraqa gjithashtu në dëshminë e tij në seancat e kaluara kishte thënë se, pastaj Arben Selmani e kishte goditur me revole prapa kokës dhe nga ai moment kishte humbur vetëdijen.
Sekiraqa edhe sot duke u përgjigjur në pyetjet e prokurorit, Carney, qëndroi prapa deklaratës se iniciues i këtij incidenti ishte Arben Selmani, ndërsa për Rizën tha se ishte vetëm pjesëmarrës.
“Ai ka marrë pjesë por ai nuk ishte iniciuesi i incidentit në “Swiss Casino”. Se sa ishte ai fajtor vetëm gjykata mundet me vlerësu, unë kam qenë palë e dëmtuar në atë rast, problemin e filloi Arben Selmani”, tha Sekiraqa.
Prokurori Carney më pas e ballafaqoi Sekiraqën me një deklaratë të tij të dhënë në prokurori, ku Sekiraqa kishte thënë se ishte goditur disa herë prapa koke me kondak të revoles nga Riza, ndërsa gjatë gjithë dëshmisë së tij e kishte fajësuar Rizën po aq sa edhe Selmanin ndërsa gjatë gjykimit ai nuk po e bën të njëjtën por tani po e fajëson vetëm Arben Selmanin.
Carney e pyeti Sekiraqën se pse gjithë ky ndryshim i madh në deklaratën e tij?
“Deklarata ime më e saktë ka qenë ajo që unë e kam dhënë në polici, ndërsa edhe në deklaratën që e kam dhënë në prokurori para juve si prokuror kam gjetur shumë gabime. Kush e ka mbajtur procesverbalin me siguri e ka ngatërruar emrin e Triumfit me të Arbenit, sepse unë kam thënë që më ka goditur Arben Selamani”, tha Sekiraqa.
Incidenti në “Swiss Casino”, kishte ndodhur në dhjetorin e vitit 2006, ndërsa në të ishin të përfshirë Enver Sekiraqa dhe disa shoqërues të tij në njërën anë, dhe i ndjeri Triumf Riza e Arben Selmani në anën tjetër. Në këtë incident i plagosur rëndë kishte mbetur Arben Selmani.
Prokuroria pretendon se incidenti i ndodhur në Swiss Casino në mes të Sekiraqës dhe Triumf Rizës ishte njëri nga motivet që quan në vrasjen e Triumf Rizës.
Triumf Riza u vra më 30 gusht të vitit 2007, vrasje për të cilën Arben Berisha është dënuar me 35 vjet burg, ndërsa Enver Sekiraqa po akuzohet për nxitje të kësaj vrasje.
Sekiraqa gjatë gjithë procesit është deklaruar i pafajshëm duke mohuar kategorikisht se kishte ndonjë lidhje me vrasjen e Triumf Rizës.
Ai do ta vazhdojë dëshminë edhe gjatë ditës së nesërme, ku përsëri do të merret në pyetje nga prokurori Carney.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Gërvalla për televizionin kanadez: Serbia s’ka vend në NATO, me para të BE dëshiron të blejë armë ruse
Këshilltari i Vjosa Osmanit e quan shpifës këshilltarin e Behgjet Pacollit, paralajmëron veprime ligjore ndaj tij
Paralajmërim alarmues në shkollat e Shkupit: Ka trend të vetëlëndimit tek nxënësit
Nisin lëvizjet e para për njohjen e gjuhës shqipe, Google po shton Kosovën në programin e verifikimit të reklamuesve
Qyteti i Nagoldit në Gjermani kërkon binjakëzim me qytete nga Kosova e Shqipëria
Ish-udhëheqësi i inovacionit në Mercedes Benz, Philip Gneiting: Kosova ka rini me ide të mira për startup-e
Raketat “Javelin” pritet të arrijnë në Kosovë shumë shpejt
Aksident në magjistralen Prishtinë-Pejë, katër të lënduar
Tragjedi në Greqi, mbytet në det fëmija shqiptar
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Pse çdo prind duhet të zgjedhë këpucët apo atletet Reebok në Melodia Px për fëmijët e tyre?!
Eksploro natyrën dhe ngjit majat me çizmet e duhura
Formësoje trupin me peshën Martes
Rehatohu n’plazh mirë dhe lirë
Për çfarë vibes je – Summer Vibes apo Good Vibes?
Më të lexuarat
Mozzik dhe Lotina Haziri në një lidhje dashurie?
Si e ndryshoi historinë amerikane ylli i filmave për të rritur?
Aksion i policisë në Leposaviq, konfiskohen dhjetëra uniforma të policisë serbe
Dënime drakonike për duhanxhinjtë: 20 mijë euro gjoba për bizneset, 200 euro për personat që pinë duhan në ambiente të mbyllura
Donald Trump filloi të thotë gënjeshtra - shumë televizione amerikane ndërprenë transmetimin e konferencës
Sir Alex Ferguson nuk i foli asnjëherë lojtarit që ishte blerja e tij e fundit tek Man United