Falja e borxheve publike për personat juridik dhe fizik në Kosovë, të akumuluara deri më datën 31 dhjetor 2008, ka hasur në vështirësi për shkak të disa kushtëzimeve që paraqet ligji që rregullon këtë çështje, thonë përfaqësues të cilët mbrojnë interesat e bizneseve në Kosovë.
Sipas të dhënave të Ministrisë së Financave në Qeverinë e Kosovës, shuma e borxhit të raportuar për periudhën deri më 31 dhjetor 2008, është afër 730 milionë euro.
Prej këtyre borxheve ndaj institucioneve shtetërore dhe ndërmarrjeve publike, personat fizik dhe juridik, deri më tani kanë shlyer vetëm 27 milionë euro.
Përfaqësuesit e bizneseve, thonë se afaristët apo edhe qytetarët, nuk po aplikojnë për shlyerje të borxheve për periudhën 2000 deri në 2008, pasi që të njëjtit, nuk po kanë mundësi që të shlyejnë borxhet pas kësaj periudhe.
Sipas Ligjit për faljen e borxheve për periudhën deri më 31 dhjetor 2008, përfitojnë të gjithë personat të cilët kanë obligime të pashlyera ndaj institucioneve shtetërore dhe ndërmarrjeve publike, me kusht që të njëjtit të kryejnë pagesën e plotë të obligimeve për periudhën nga 1 janar 2009 deri më 31 dhjetor 2014.
Kryetari i Aleancës Kosovare të Biznesit, Agim Shahini, i ka thënë Radios Evropa e Lirë, se Ligji për faljen e borxheve ka qenë hap i mirë për të ndihmuar bizneset, por kushtëzimet kanë qenë të panevojshme.
“E kemi kundërshtuar kushtëzimin që bën Ligji për faljen e borxheve, pasi që sikur bizneset të ishin në gjendje të mirë financiare nuk do të lejonin t’ju grumbulloheshin borxhet. Ka mungesë të aplikimit për falje të borxheve nga bizneset po ashtu edhe nga qytetarët, pasi që nuk po arrijnë t’i mbledhin paratë për të paguar borxhet që i kanë në periudhën 2009 – 2014”, thotë Shahini.
Ndërkohë, përfaqësuesit e institucioneve të Kosovës, bëjnë të ditur se të gjitha ndërmarrjet publike dhe mekanizmat tjerë janë duke zbatuar procedurat për faljen e borxheve.
Agim Dibrani, këshilltar i ministrit të Financave, Avdullah Hoti, ka thënë për Radion Evropa e Lirë, se shuma e shlyerjes së borxheve është e ulët krahasuar me vlerën e përgjithshme të borxheve.
“Për këtë periudhë kohore deri më tani kemi afër 27 milionë euro borxhe që janë shlyer. Nuk janë rezultatet e pritura ashtu siç kemi llogaritur. Kemi pasur probleme me ndërmarrjet publike në veçanti me Korporatën Energjetike të Kosovës ku vetëm kësaj kompanie qytetarët dhe bizneset i kanë borxhe afër 360 milionë euro. Është premtuar se kjo kompani e cila përmban afër 50 për qind të borxhit kryesor do ta intensifikojë procesin e faljes së borxheve”, sqaron Dibrani.
Personat fizik dhe juridik, tregon Dibrani, afatin e fundit për shlyerjen e borxheve e kanë deri më 2 shtator të këtij viti.
“Personat të cilët nuk aplikojnë për shlyerje të borxheve deri në këtë datë, do t’i përfshijë Ligji për inkasimin e detyrueshëm të këtyre borxheve“, ka bërë të ditur Dibrani.
Për faljen e borxheve, Qeveria e Kosovës kishte marrë vendim në muajin shkurt të vitit të kaluar, kurse në muajin shtator ishte miratuar Ligji për Faljen e Borxheve Publike.
Iniciativa e faljes së borxheve, nga shoqëria civile ishte konsideruar e padrejtë për konsumatorët e disiplinuar të cilët kanë paguar të gjitha detyrimet gjatë asaj periudhe.
Falja e borxheve, nuk ishte pëlqyer edhe nga partitë opozitare të cilat patën vlerësuar se me këtë masë janë shpërblyer qytetarët dhe bizneset që nuk kanë respektuar pagesat dhe borxhet, duke shmangur tatimet dhe duke mos paguar për shërbimet publike, kurse janë dënuar të gjithë qytetarët e ndërgjegjshëm të cilët i kanë shlyer vet dhe me kohë këto borxhe. /Rel/Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëPër maraklitë e kuzhinave, BAU Market sjell kuzhinat PËR MARAK
Kqyr me sy se o’ për ty - “Holiday In 2”
Azemi: Punëtorët teknikë në QKUK nga ky muaj me paga të rritura për 100 euro
Me kë e ‘lyn dhe e ngjyn’ në udhëtime?
6 miliardë euro me Planin e rritjes për Ballkanin Perëndimor, Danijela Gaceviq tregon rolin e CEFTA-s në këtë proces
Ftesë për ofertë për shërbimet e mirëmbajtjes në rrjetin e IPKO
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Pse çdo prind duhet të zgjedhë këpucët apo atletet Reebok në Melodia Px për fëmijët e tyre?!
Eksploro natyrën dhe ngjit majat me çizmet e duhura
Formësoje trupin me peshën Martes
Rehatohu n’plazh mirë dhe lirë
Për çfarë vibes je – Summer Vibes apo Good Vibes?
Më të lexuarat
AMP
Publikohet audio e bisedës në mes të oficerit të BIA-s dhe të dyshuarit për spiuanazh, Bedri Shabani
Gjashtë ditë të tmerrshme në burgun e Stanfordit - historia e eksperimentit që njerëzit paqësorë i shndërroi në ‘përbindësha’
Ky është restoranti më i mirë në botë për vitin 2024
Spiunët e arrestuar dhe BIA serbe patën bisedime një ditë pas sulmit në Banjskë
Gjendet turistja franceze që ishte zhdukur në malet shqiptare prej ditësh