LAJMI I FUNDIT:

Partia ”Dinjiteti” e Stojançe Angellovit i bashkangjitet Platformës për Maqedoni demokratike

Partia ”Dinjiteti” e Stojançe Angellovit i bashkangjitet Platformës për Maqedoni demokratike

Platformës për Maqedoni demokratike e cila është nënshkruar nga LSDM-ja dhe partnerët tjerë të koalicionit, sot iu bashkangjit edhe një grupim politik, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Partia ”Dinjiteti” e Stojançe Angellovit, u bë pjesë e kësaj Platforme, duke e nënshkruar të njejtën.

Ndërkaq, lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, pret që kësaj Platforme t’i bashkangjiten edhe shoqata qytetare dhe parti tjera. Ai u bëri thirrje edhe një herë intelektualëve, bujqve, të punësuarve dhe të pa punëve që të bëhen bashkë për të mbështeturvlerat që çdo shtet normal duhet t’i ketë, pra zgjedhjet e rregullta, të drejta dhe demokratike./Telegrafi/