LAJMI I FUNDIT:

Thaçi do të sfidohet nga bashkëluftëtarët, FMN kërkon uljen e pensioneve për veteranët (Video)

Thaçi do të sfidohet nga bashkëluftëtarët, FMN kërkon uljen e pensioneve për veteranët (Video)

Sfida e parë e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, do të jetë përballja me bashkëluftëtarët e tij, pasi Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) ka referuar zvogëlimin e pensioneve të luftës dhe këtu ka kërkuar përfshirjen direkte të presidentit.

Shuma prej 170 eurosh që veteranët e UÇK-së po marrin si pensione për kontributin në luftë, do të zvogëlohet, raporton KTV.

Ka gjasa të mëdha që më 25 prill pensioni i tyre të pësojë ulje, pasi 25 milionë euro të ndara për këto kategori duhet të mbulojnë të gjithë skemën pensionale për veteranët, numri i të cilëve është rreth 21 mijë sish. Vendimi pritet të merret javët në vazhdim.


Bazuar në burime brenda institucioneve përgjegjëse, Kohavisioni ka marrë vesh se Fondi Monetar Ndërkombëtar ka kërkuar involvimin direkt të presidentit Hashim Thaçi në këtë çështje. Këtu për të shfrytëzuar ndikimin e tij te bashkëluftëtarët, me të cilët duhet përballur.

Në rast të një marrëveshjeje, siç kërkon FMN-ja, atëherë është i domosdoshëm ndryshimi i ligjit për veteranët, pasi aty thuhet se veterani luftëtar duhet të marrë pensionin jo më të vogël se paga minimale në vend, e që në Kosovë është 130 euro për personat nën moshën 35 vjeç, e 170 për ata mbi këtë moshë.

https://vimeo.com/162401728