LAJMI I FUNDIT:

Zoran Zaev: Ka mundësi kushtetuese për shtyerje të zgjedhjeve

Zoran Zaev: Ka mundësi kushtetuese për shtyerje të zgjedhjeve

Sipas Zoran Zaevit, ekziston mundësi kushtetuese për shtyerjen e zgjedhjeve dhe se e vetmja mundësi për Maqedoninë është pikërisht shtyerja e zgjedhjeve, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Ai thotë se KSHZ-ja është faktori kyç prandaj edhe i fton që të punojnë në bazë të ligjit, kurse kërkon nga bashkësia ndërkombëtare që të mbikëqyrë nga afër punën e tyre. Një çështje tjetër që përmend Zaevi është mungesa e vullnetit për zbatimin e marrëveshjes së Përzhinos, kurse në lidhje me procesin zgjedhor, ai përmend mbivotimin për fakte dhe numra./Telegrafi/